LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’do shiste kurrë shpirtin atdhetar”, Meta vlerëson Rilindasin Koto Hoxhi: Kemi nevojë më shumë se kurrë për burra

3 Korrik 2020, 08:20 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuaar Rilindasin e shquar, Koto Hoxhi (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin “Për kontributin e shquar në hedhjen e themeleve të arsimit dhe gjuhës shqipe, të rilindjes kulturore e letrare shqiptare, si dhe zgjimit të vetëdijes kombëtare në shërbim të luftës për pavarësinë e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij  në ceremoninë solemne ku ishin të pranishëm personalitete të kulturës, studiues dhe akademikë, drejtues institucionesh dhe anëtarë Shoqatës kulturore “Lunxhëria”, Meta u shpreh:  Në shekuj Lunxhëria ia ka dalë të shkruajë faqe të lavdishme atdhetarie, arsimimi, kulture dhe emancipimi shoqëror! Fjalët sonte nuk do të mjaftonin për të përcjellë gjithë respektin, mirënjohjen dhe nderimin shtetëror për krahinën tuaj të mrekullueshme.  Nuk ka studiues, vizitor apo udhëtar të famshëm, përfshi edhe Lord Bajronin, i cili ka përshkuar Lunxhërinë, e të mos ketë mbetur i mahnitur me bukuritë e natyrës, mikpritjen lunxhiote, kostumet, vallet, këngët dhe traditat tuaja të mrekullueshme. Në çdo etapë të historisë ju keni gdhendur në gur e nëpër fletë të shkruara historie gjurmët e qytetërimit dhe të përpjekjeve për liri, edukim dhe kulturë si dhe ruajtje të paepur të trashëgimisë sonë aq të vyer kombëtare. Lunxhiotët kanë besuar përherë tek drita e shpirtit, tek dija, Zoti dhe liria!  Në këtë truall të bekuar nga Zoti e të mrekullueshëm, ata ndërtuan me shije objekte kulti, hapën shkolla dhe luftuan përherë për pavarësi dhe jetë më të begatë! Në shtëpitë e tyre plot dritë u përhap mësimi parë i gjuhës shqipe, u shkrua dhe u luajt drama e parë në gjuhën tonë amtare ‘Një dasmë në Lunxhëri’, shkruar 150 vite më parë prej të madhit Koto Hoxhi.  Nga duart e arta të grave e vajzave u qepën kostumet më të hijshme të pakrahasueshme në botë. Ndërsa mjeshtrit e gurit ndërtuan banesa, shkolla, kisha e manastire me shumë art! Kjo krahinë i fali Shqipërisë burra e gra të shquara! Këtu lindën dhe u edukuan Rilindasit e mëdhenj të arsimit shqiptar: Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e Urani Rumbo, firmëtari i pavarësisë Petro Poga, bamirësi Vangjel Zhapa, Heronjtë e Popullit Misto Mame, Mihal Duri e shumë e shumë të tjerë. Nga ky panteon vlerash, në pamundësi për t’i vlerësuar të gjithë, sot zgjodhëm atdhetarin, martirin e gjuhës sonë, dramaturgun dhe mësuesin e rilindësve të mëdhenj, Koto Hoxhin. Ky pionier i arsimit shqiptar mbolli në errësirën e kohës farën e dijes, të alfabetit dhe të gjuhës shqipe. Ai edukoi me ndjenjën e lirisë dhe krenarinë e identitetit kombëtar Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, por edhe shumë të tjerë. Koto Hoxhi ishte ndër luftëtarët më të vendosur të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit shqiptar bashkë me patriotët Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri. Ky luftëtar i dijes nuk do të shiste kurrë shpirtin atdhetar dhe nderin e vet para çdo torture dhe sakrifice deri në atë më sublime!  Biri nderuar i Lunxhërisë do të flijohej i bindur në fitoren e kauzës shqiptare për liri, arsim dhe emancipim shoqëror! Ndaj para se të mbyllte sytë do të shkruante: ‘Ju o djem do të më kujtoni kur të ngjallet liria, por ç’të bëj unë i mjeri që m’u mbyllën sytë e mia!’  Ne jemi mbledhur së bashku jo vetëm ta kujtojmë, por edhe ta vlerësojmë lunxhiotin e famshëm me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’. Me këtë gjest ne nderojmë kontributin e tij në shërbim të kombit, por edhe përcjellim mesazhin e përkushtimit patriotik për gjeneratat e reja! Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte produkt i fatit dhe i rrethanave të kohës, por në radhë të parë i luftës, sakrificës dhe përpjekjeve të burrave dhe grave më të përkushtuara të kësaj toke. Edhe sot shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për burra dhe gra sa më atdhetarë dhe të përgjegjshëm për fatet e vendit! Modernizimi, globalizimi dhe shoqëria e re e informacionit nuk mund dhe nuk duhet ta zbehin fuqinë e atdhetarisë dhe integritetin e popullit tonë! Përkundrazi, ato janë më të nevojshme se kurrë për ta bërë Shqipërinë vend të dashur për të jetuar dhe njëkohësisht një vend të barabartë me të gjitha vendet e tjera të kontinentit tonë.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni