LIVE UPDATES
Bota

FJALIMI/ “Ky është momenti ynë”, Biden flet me nota patriotike para amerikanëve dhe bën premtimin e fortë: Do të larg

21 Gusht 2020, 08:34 Nga DOSJA
FJALIMI/ “Ky është momenti ynë”, Biden flet me nota

SHBA– Kandidati i demokratëve në garën për President, Joe Biden, mbajti mbrëmjen e djeshme fjalimin në Konventën e Demokratëve. Gjatë fjalës së tij, Biden e vuri theksin, te errësira që ka pushtuar Amerikën, për shkak të Trump, i cili sipas tij ka nxitur urrejtjen, pabarazinë, racizmin dhe padrejtësinë. Sipas tij, nëse Trump rizgjidhet president, e njëjta situatë do të jetë edhe në vitet e ardhshme.

Biden u ndal tek situata me COVID-19, ku theksoi se Amerika është vendi me bilancin më të keq në botë. Ai akuzoi Trump se dështoi që të mbronte amerikanët dhe kjo nuk i falet.

Ndër të tjera, kandidati për demokrat shpalosi programin e tij, duke premtuar, se do të luftojë pabarazinë dhe racizmin , do të rrisë mirqënien e familjeve amerikane, do të mbrojë sigurimet shoqërore të qytetarëve. Biden e sheh kandidimin si një detyrë që i ka dhënë historia, për t’i dhënë fund errësirës në Amerikë.

Gjithashtu ai u ndal edhe te sfidat globale, siç janë ndryshimet klimaterike. Biden përmendi edhe ndërhyrjet ruse në zgjedhje, duke thënë se nuk do të lejojë që të ketë më ndërhyrje, ndërsa dha një mesazh të fortë për kundërshtarët: Koha e diktatorëve ka mbaruar.

Fjalimi i plotë i Biden

Ella Baker, një gjigante e lëvizjes së të drejtave të njeriut, la pas diçka të zgjuar:Jepini njerëzve dritë dhe ata do të gjejnë rrugën. Këto janë fjalët e kohëve të sotme. Presidenti aktual e ka mbuluar Amerikën në errësisë për një kohë të gjatë. Shumë zemërim, shumë frikë, shumë ndarje. Unë iu jap fjalën: Nëse më besoni presidencën, unë do të shpalos më të mirën tonë dhe jo më të keqen. Do të jem një aleat i dritës dhe jo i errësirës. Eshte koha për ne, për njerëzit që të bëhen së bashku. Për të mos bërë gabime. Të bashkuar ne mund të kapërcejmë erësinë në Amerikë. Ne do të zgjedhim shpresën mbi frikën, faktet përpara sajesave dhe ndershmërinë përpara privilegjeve.

Un jam një demokrat krenar dhe do të jem krenar të mbaj flamurin e partisë tonë në zgjedhjet e përgjithshme. Është një nder i madh dhe përulsi që unë të pranoj nominimin për president të SHBA-ve. Ndërkohë që do të jem një kandidat demokrat, do të jem edhe president i Amerikës. Do të punoj fort edhe për ata që më mbështesin, por edhe për ata që nuk më mbështesin. Kjo është puna e presidentit, të na përfaqësojë të gjithë, jo vetëm bazën e partisë. Ky nuk është një moment partizanësh. Duhet të jetë një moment amerikan.

Është një moment që thërret për shpresë, dritë dhe dashuri. Shpresoj për të ardhmen tonë, drtiën për të parë përpara dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Amerika nuk është një koleksion i përplasjeve të interesave të Shteteve të Kuqe dhe Shteteve Blu. Ne jemi më të mëdhenj se aq, më mirë se aq. Afërsisht një shekull më parë Franklin Roosvelt, u zotua për një marrëveshje, në një kohë kur kishte papunësi të madhe, pasiguri dhe frikë. Të goditur nga sëmundja, nga një virus, ai insistoi se mund të shëronte dhe besonte se Amerika mund ta bënte gjithashtu. Edhe ai e bëri, kështu edhe ne. Kjo fushatë nuk është thjeshtë për të fituar vota.

Është çështje për të fituar zemrat dhe shpirtin e Amerikës. Ta fitojmë për njerëzit bujarë mes nesh jo egoistët. Ta fitojmë për punëtorët të cilët e çojnë përpara këtë vend, jo për disa me privilegje, që ndodhen në majë. Ta fitojmë për ata komunitete, të cilët kanë ndjerë padrejtësinë e gjurit mbi qafë. Për të gjithë të rinjtë që kanë njohur rritje të pabarizë  dhe zvogëlim të mundësive. Ata meritojnë ta përjetojnë Amerikën në tërësi. Asnjë gjeneratë nuk e di se çfarë do të kërkojë historia prej tij. Ajo që ne dimë është se do të jemi aty kur momenti të vijë. Tashmë historia na ka dërguar në një nga momoentet më të vështira me të cilat Amerika është përballur ndonjëherë. Katër kriza historike. Të gjithë në një kohë. Një stuhi perfekte.

Pandemia më e egër në 100 vite. Kriza më e rëndë ekonomike, që prej Depresionit të Madh. Thirrja më bindëse për drejtësi midis rracave, që prej viteve 60 dhe realitet e pamohueshme, të përshpejtimit të ndryshimeve klimaterike. Pyetja është e thjeshtë: A jemi ne gati. Unë mendoj se jemi. Ne duhet të jemi. Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, por ne e ndjejmë se këto janë më të rëndësishme. Amerika është në një pikë kthesë, në një rrezik real, por me mundësi të jashtëzakonshme. Ne mund të zgjedhim rrugën për t’u bërë më të zemëruar, të kemi më pak shpresë dhe të jemi më të ndarë. Një rrugë me errësirë dhe dyshime. Ose mund të zgjedhim një rrugë të ndryshme dhe së bashkë të kemi mundësinë për të shëruar, rilindur dhe bashkuar. Një rrufë me shpresë dhe dritë.

Ky është ndryshimi i jetës që do të sjellin këto zgjedhje, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e Amerikës për një kohë të gjatë. Karakteri është në fletën e votimit, po ashtu dhembshuria, shkenca, demokracia, mirësia, çfarë përfaqësojmë si komb, për çfarë luftojmë dhe më e rëndësishme ajo që duam të jemi. Të gjitha janë në fletën e votimit. Zgjidhja nuk mund të jetë më e qartë. Nuk ka nevojë për retorikë, thjesht gjykoni presidentin nga faktet.

5 milion amerikën janë infektuar nga COVID-19. Më shumë se 170 mijë kanë vdekur. Bilanci më i keq nga të gjithë shtetet e botës. Më shumë se 50 milion të papunë. Më shumë se 10 milion që humbin sigurimet shëndetësore. Afërsisht 1 nga 6 biznese të mëdha është mbyllur. Nëse Trump rizgjidhet dihet se ç’do të ndodhë. Rastet e reja dhe viktimat do të vijojnë të jetë të larta. Më shumë biznese do të mbyllin dyert. Familjet punëtorë do të luftojnë, por më të pasurit do të përfitojnë dhjetëra miliarda dollarë nga zbritja e taksave.

Sulmi në Aktin e Kujdesit të Përballueshëm do të vijojë derisa të shkatërrohet, duke marrë me vete dhe sigurime e më shumë se 20 milion njerëzve, përfshi 15 milion të tjerëve të ndihmës së shpejtë, duke hequr qafe mbrojtjet që presidenti Obama dhe unë u dhamë njerëzve në nevojë, të cilët vuanin nga një gjendje e mëparshme. Përsa i përket Obamës, një njeri i nderuar, për të cilin jam krenar që i shërbeve për vite si zv. president. Po marr këtë moment për të thënë diçka që nuk e themi në këto kohë.

Faleminderit zoti President. Ti je një president i madh. Një president që edhe fëmijët tanë kërkojnë gjithashtu. Askush nuk do ta thotë këtë për  personin që ndodhet në këtë post për momentin. Ajo që dimë, është se nëse i japim këtij presidenti edhe 4 vite të tjera ai do të veprojë njësojë si në 4 vitet e fundit. Një president që nuk merr përgjegjësi, refuzon të udhëheqë, fajëson të tjerët, ngatërron diktatorët dhe mbështet urrejtjen dhe ndarjen. Ai do të zgjodhet çdo ditë, duke menduar se punon vetëm për vete dhe kurrë për ju.

Kjo është Amerika që ju kërkoni për familjen dhe fëmijët? Unë shoh një Amerikë ndryshe, që është bujare dhe e fortë, vetëmohuese dhe e përulur. Është Amerika që mund të ndërtojmë së bashku.Së pari si president do të marr në kontroll virusin që ka shkatërruar kaq shumë jetë njerëzish. Sepse unë kuptoj diçka që presidenti nuk e kupton. Ne nuk do të fusim kurrë në shina ekoniominë tonë, nuk do të dërgojmë fëmijët në mënyrë të sigurtë në shkolla, nuk do të kemi jetët tona të mëparshme, përsa kohë duhet të luftojmë me virusin.

Tragjedia që po përjetojmë sot nuk duhet të ishte kaq e madhe. Thjesht shikoni përreth. Nuk është kaq keq në Kinë, Europë dhe Japoni, apo kudo tjetër në botë. Presidenti vijon të na thotë që virusi do të zhduket. Ai po pret një mrekulli. Kam një lajm për të: Asnjë mrekulli nuk do të vijë. Ne e udhëheqim botën drejt rasteve të reja dhe drejt vdekjeve.Barrën e ekonomisë amerikane po e mbajnë  njerëzit me ngjyrë, latinë, aziatikët dhe amrikanët nativë. Pas gjithë kësaj kohe, presidenti sërish nuk ka një plan. Por unë e kam. Nëse jamë president për një ditë, do të implementoj një strategji kombëtare. E kam nisur që prej marsit. Ne po zhvillojmë dhe kryejmë teste të shpejta, me rezultate të menjëhershme.

Në do ta krijojmë ndihmën mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse që vendi ynë ka bnevojë. Do t’i bëjmë këtu në Amerikë. Nuk do të jemi në mëshirën e Kinës apo të një shteti të huaj, për të mbrojtur njerëzit tanë.Ne do të sigurohemi që shkollat kur të hapen, të ken të gjitha burimet e nevojshme, të jenë të sigurta dhe efektive. Ne do të mënjanojmë politikën dhe të heqim vëmendjen nga ekspertët, për të marrë informacionin që duam. Me ndershmëri dhe pa ilustrime.

Ne do të vendosim një mandat kombëtar, jo për ta mbajtur maskën si detyrim, por për të mbrojtur njëri-tjetrin. është detyrë patriotike. Me pak fjalë, do të bëj atë që duhet të kishim bërë që prej fillimit. Presidenti aktual ka dështuar të përmbushë detyrimin më bazik ndaj kombit. Ai dështoi që të na mbronte. Ai dështoi të mbronte Amerikën. Amerikanë të dashur, kjo është e pafalshme. Si president do ju bëj këtë premtim: Do të mbroj Amerikën. Do të mbrohemi nga çdo sulm. I dukshëm dhe i padukshëm. Gjithmonë.  Pa pritshmëri. Çdo kohë. Shiko, unë e kuptoj që është e vështirë që të kemi shpresa në këtë moment. Në këtë natë vere, më lejoni që të marr një moment për të folur në lidhje me atë që ju keni humbur më së shumti.

Unë e di sesi ndihesh të humbësh dikë që do. Unë e di vrimën e zezë që hapen në gjoks. Që ju ndjeni kur e gjithë qenia juaj ka ngecur brenda. E di sesa mizore dhe e padrejtë mund të jetë jeta ndonjëherë. Por kam mësuar dy gjëra. Së pari, të dashurit tuaj që kanë ndërruar jetë nuk janë larguar kurrë nga zemra. Ata do të jenë gjithmonë me ju. E dyta, gjeta qëllimin mes humbjen dhe dhimbjes. Si fëmijë të mirë, secili prej nesh ka një qëllim në jetë. Ne kemi një qëllim si komb. T’i japim dyert e mundësive të gjithë amerikanëve. Të shpëtojmë demokracinë. Të jemi drita për botën edhe njëherë.

Për të jetuar më në fund dhe për t’i realizuar fjalët e shkruara në dokumentet e shenjta që themeluan këtë komb që të gjithë burrat dhe gratë janë krijuar të barabartë. Të pajisura nga Krijuesi i tyre me të drejta të caktuara të patjetërsueshme. Midis tyre jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. E dini, babai im ishte një njeri i nderuar dhe i denjë. Ai u rrëzua disa herë por diti të çohej. Ai punoi fort për të krijuar një jetë të klasës së mesme për familjen tonë. Ai thoshte: Joey unë nuk pres që qeveria të zgjidhë problemet e mia, por pres që t’i kuptojë ato. Dhe pastaj ai thoshte: Joey nuk është për para. Është për dinjitet, respekt, për vendin në komunitet, për të parë djalin në sy dhe për t’i thënë që gjithçka do të shkojë mirë. Unë kurrë nuk i harrova këto mësime.

Për këtë arsye plani im ekonomik është për punën, dinjitetin, respektin dhe komunitetin. Së bashku ne do të rindërtojmë ekonomin. Dhe kur ta bëjmë, jo thjesht do ta ndërtojmë, por do ta ndërtojmë më të mirë. Me rrugë moderne, ura, autostrada, porte, aeroporte dhe fonde për rritjen ekonomike, me tuba që sjellin ujë të pastër në çdo komunitet.  Me 5 milion prodhimtari dhe punë teknologji, që e ardhmja të jetë në Amerikë. Me sistem shëndetësie, që ul premiumet, zbritjet dhe çmimet e ilaçeve duke u bazuar në Aktin e Kujdesit të Përballueshëm që Trump po përpiqet ta zhdukë. Me një sistem që trajnon njerëzit tanë për punët më të mira të shekullit 21, ku kosot nuk ndalojnë të rinjtë që të shkojnë në kolegje dhe kreditë studentore nuk rëndojnë studentët kur mbarojnë shkollën. Me përkujdesje për fëmijët dhe të moshuarit, për të bërë të mundur që prndërit të shkojnë në punë dhe të moshuarit të qëndrojnë me dinjitet në shtëpitë e tyre. Me një sistem emigracioni që fuqizon ekonominë dhe reflekton vlerat tona. Me sindikata të reja të fuqizuara. Me pagë të barabartë për gratë. Me paga të larta që të rrisni mirëqenien e familjes. Do të bëjmë më shumë sesa të lavdërojmë punëtorët thelbësorë. Ne do t’i paguajmë ata.

Ne mundemi dhe do t’ja dalim me ndryshimet klimaterike. Nuk është thjesht një krizë, është një mundësi e pakufishme. Një mundësi për Amerikën që të udhëheqë botën drejt një energjie të pastër dhe të krijoj miliona vende pune gjatë këtij procesi. Ne mund të paguajmë për këto investime, duke i dhënë fund zbrazëtirave dhe taksave prej 1.3 trilion dollarëshe, për 1% e pasur dhe koorporatat e mëdha fitimprurëse, disa prej të cilave nuk taksohen fare.

Sepse ne nuk kemi nevojë për një kod tatimor që shpërblen pasuri më shumë sesa që shpërblen punën. Nuk po kërkoj të ndëshkoj ndokënd. Larg asaj. Por ka kaluar koha kur njerëzit më të pasur dhe korporatat më të mëdha në këtë vend paguanin pjesën e tyre në mënyrë të drejtë. Për zotërinjtë tanë, siguria sociale është një detyrim i shenjtjë, një premtim i shenjtë. Presidenti aktual po rrezikon që ta thyejë premtimin. Ai po propozon që të eleminojë taksën që paguan për gjysmën e sigurisë shoqërore, pa pasur një plan përkompensimin e parave të humbura.Nëse jam president i juaj, nuk do ta lejoj që të ndodhë një gjë e tillë. Do t’i mbroj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ju jap fjalën. Zëri i të rinjve është më i fortë që dëgjojmë në ven. Ata flasin për pabarazi dhe padrejtësi, të cilat janë rritur. Padrejtësia ekonomike. Padrejtësi rracore, padrejtësi mjedisore. 

Unë dëgjoj zërat që ju dëgjoni. Klima është kërcënimi serioz, por edhe frika për t’u qëlluar me armë në shkollë apo pamundësia për të gjetur punë e parë. Si president i amerikanë do të rikthej Amerikën e premtuar të gjithëve.  Nuk do ta bëj vetëm. Sepse do të kem një zv.presidente të madhe krah meje. Senatoren Kamala Harris. Ajo është një zë i fuqishëm i këtij kombi. Historia e saj është një histori e Amerikës. Ajo di gjithçka për pengesat ndaj vendit tonë. Gratë, gratë me ngjyrë, emigrantët nga Amerika e jugut dhe ngado, janë lënë mënjanë.  Ajo kapërceu çdo penegesë që i doli përpara.  Askush në këtë administratë nuk ka qenë kaq i ashpër, për thirrjet për ekstremizëm, dështimin për të zbatuar ligjin dhe për të thënë të vërtetën. Kamala dhe unë të dy e morëm fuqinë nga familjet tona. 

Të githë meritojnë një dashuri të madhe një jetë, po un njoha dy. Pasi humba gruan e parë aksiden, Jill erdhi në jetën time dhe e rikthyem familjen së bashku. Ajo është një edukatore, një mama. Një mama ushtare dhe një forcë e pandalshme. Nëse ajo e ndaj mendjen , thjesht gjen mënyrën. Spase ajo do të bëjë atë që duhet bërë ajo ishte një grua e dytë e shkëlqyer dhe do të jetë po ashtu një Grua e Pare e madhe për këtë komb, të cilin e dashuron shumë. Unë do të kem forcën që buron nga familja. Ashley dhe të gjithë nipërit tanë, motrat dhe vëllezërit e mi. Ata më japin kurajë. Dhe për aq kohë sa nuk është me ne, Beau më inspiron çdo ditë. Beau i shërbeu vendit tonë si një ushtar veteran në Irak, i dekoruar. Kështu që un marr përgjegjësinë për shërbyer si një komandant. 

Do të jem një president që do të jetë gjithmonë i gatshëm për miqtë dhe aleatët. Do t’u bëj të qartë kundërshtarëve, që ditët e diktaturës kanë marrë fund.  Nën presidentin Biden, Amerika nuk do të mbyllë sytë ndaj bujarive të Rusisë ndaj ushtarëver amerikanë.  Nuk do të lejoj ndërhyrjen e huaj në votimin tonë të shenjtë. Do të luftoj gjithmonë për vlerat dhe të drejtat e dinjitetin e njeriut. Do të punojë me një qëllim të përbashkët, për më shumë siguri, paqe dhe prosperitet në botë. Historia na ka dhënë një detyrë urgjente. A do të jemi ne gjenerata që do t’i japë fund racizmit në kombin tonë? 

Unë mendoj se jemi. Mendoj se jemi gati. Vetëm një javë më parë në përvjetorin e tretë të ngjarjeve në Charlottesville, mbaj mend që shihja neonazistët dhe njerëzit e klaneve, të cilët dilnin nga fushat me elektrikë dore, si anti-semitikët e viteve 30 Mbaj mend përplasjen e fortë mes atyre që shpërndanin urrejte dhe atyre që kishin kurajon për t’u përballur me të. Mbani mend se ç’tha presidenti?

“Njerëz të mirë në të dy krahët”

Ishte një thirrje për një rizgjim të vendit tonë. Dhe për mua një thirrje për veprim. Momenti që e dija duhet të vrapja. Babai më mësoi se heshtja të bën bashkëpunëtor. Dhe nuk mund të qëndroja në heshtje si bashkëpunëtor. Në të njëjtën kohë isha një një luftë për shpirtin e këtij kombi, Dhe ne jemi. 

Një nga bisedat më të rëndësishmë që kam pasur gjatë kësaj fushate, është me një person që është i ri për të votuar. Takova një 6-vjeçare, Gianna Floyd, një ditë pasi sesa babai i saj të ndërronte jetë. Ajo ishte jashtëzakonisht e guximshme. Nuk do ta harroj. Kur u ula të flisja me të, ajo më pa në sy dhe tha “Babai ndryshoi botën”

Fjalët e saj më goditën thellë në zemër. Mbase vrasja e George Floyd ishte pika e kthesës. Mbase pasoi inspirimin e John Leëis. 

Sido që të ketë qenë. Amerika është gati për fjalët e John, për të shkatërruar barrikadën e urrejtjes dhe të çrrënjosim racismin. Historia e Amrikë na tregon që edhe kur ka qenë në momentet më të vështira, ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Kemi gjetur dritën. Në këtë momet të errët un mendoj se jemi gati për të bërë progres të jashtëzakonshëm, që mund të gjejmë dritën përsëri.  Unë mendoj se ju mund ta përkufizoni Amerikën në vetëm një fjalë: Mundësi. në mënyrë që në Amerikë, çdokush të ketë mundësin që të shkojë aq larg sa zoti i ka dhënë aftësi.

Ne nuk mund ta humbim kurrë këtë. Në këto kohë sfidash, mendoj se është rruga e vetme përpara. Si një Amerikë e bashkuar. Të bashkuar drejt qëllimi për një komb më perfekt. Të bashkuar në ëndrrat tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ne djemtë tanë. Të bashkuar në vendosmërin tonë që t’i bëjmë të shndërrithsme vitet e ardhshme.  A jemi gati? Mendoj se jemi. Ky është një komb i madh me njerëz të mirë dhe të denjë. Kjo është Amerika. Nuk kemi pasur asnjë gjë që nuk kemi bërë, kur kemi qenë të bashkuar.  

Poeti irlandez Seamus Heaney shkroi njëherë: 

“Historia thotë, mos shpreso në këtë anë të varrit. Por pastaj një herë në jetë, vala e madhe e drejtësisë do të ngrihet dhe shpresa është një rimë e historisë”

Ky është momenti jonë që të sjellim shpresë dhe rimën e historisë. Me pasion dhe qëllim, le të fillojë, ti dhe unë së bashku, kombi ynë, nën bashkimin e dashurisë së zotit, për dashurinë për Amerikën dhe ta bashkuar për dashurinë për njëri-tjetrin. Dashuria është më e fuqishme se urrejtja. Shpresa është më e fuqishme se frika. Drita është më e fuqishme sesa errësira. Ky është momenti ynë. Ky është misioni ynë.

Nuk e di nëse historia do të jetë e aftë të tregojë se nata e sotme është fundi i kapitullit të errësirës Amerikan dhe drita dhe shpresa do të bashkohen për shpirtin e këtij kombi. Kjo është një luftë që ne do ta fitojmë së bashku. Unë ju premtoj. Faleminderit. Zoti ju bekoftë. Zoti mbroftë trupat tanë.

Marrë nga CBSNews

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fjalimi i biden joe biden fjalimi i biden joe biden

Sondazh

Poll
Bota 21 Gusht 2020, 07:45

FRANCË- Kancelarja gjermane, Anglea Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar së fundmi një takim në fortesën mesjetare,“Fort de Breg...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni