Aktualitet

Ky është mësuesi nga Rrësheni që nuk i mbijetoi dot Covid-19, miku i tij prek me fjalët: Qofsh i bekuar dhe në atë jetë, ke lënë pas familjen e pikëlluar

Një miku i tij, Gjergj Marku, me profesion gazetar i ka dedikuar edhe disa rreshta mësuesit në rrjetet sociale. Ndër të tjera, Marku shkruan se Kola do të mbahet mend si një person i përkushtuar dhe se pa ka lënë familjen e tij të pikëlluar.
Featured image of article: Ky është mësuesi nga Rrësheni që nuk i mbijetoi dot Covid-19, miku i tij prek me fjalët: Qofsh i bekuar dhe në atë jetë, ke lënë pas familjen e pikëlluar Gjon Kola

RRËSHEN– Gjon Kola është mësuesi nga Rrësheni, i cili humbi jetën ditën e sotme pasi u infektua me Covid-19. Pas dhjetë ditësh i shtruar në spital, Kola nuk ia doli dot mbanë të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Një miku i tij, Gjergj Marku, me profesion gazetar i ka dedikuar edhe disa rreshta mësuesit në rrjetet sociale. Ndër të tjera, Marku shkruan se Kola do të mbahet mend si një person i përkushtuar dhe se pa ka lënë familjen e tij të pikëlluar.

COVID shuan mesues Gjonin!…(Mesuesi Gjon Kola nuk arriti t’ia dale luftes ndaj Covid-19, qe e kishte zene prej disa kohesh. Ai nderroi jete ne spitalin infektiv ne Tirane, duke lene ne pikellim familjen e tij te dashur, te aferm, kolege dhe miq te panumert.Gjoni do te mbahet mend si mesuesi i perkushtuar dhe veprimtar shoqeror teper aktiv, njeri i beses dhe i fjales se drejte, person tejet i dashur dhe hokatar i kandshem.Mua me ka rene ta njoh qe para ’90-s ne nje pritje unike qe me ka bere me nje grup studenteve te arteve nga Tirana, atje ne kullen e tij bujare e mikpritese ne Ndershene te Oroshit ku dhe ka lindur.Qofsh i bekuar mesues Gjoni edhe ne ate jete!)”- shkruan Marku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3142 të infektuar, ndërsa 3616 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment