Aktualitet

Ky është Emiljano Ramazani, “Rramani” që u ekzekutua në Elbasan dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate, njihej dhe si miku i Talo Çelës

Ramazani, ishte duke parkuar mjetin e tij, të llojit “Ford focus”, me targa AA 945 DG mes pallateve ku dhe jetonte, pranë zonës së njohur si “Rrethrrotullimi i luleve”, në momentin që një tjetër mjet ndaloi paralel me të.
Featured image of article: Ky është Emiljano Ramazani, “Rramani” që u ekzekutua në Elbasan dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate, njihej dhe si miku i Talo Çelës Talo Çela, Emiljano Ramazani dhe vendi i krimit
Përditësuar:

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Emiljano Ramazani, 39-vjeçari i njohur ndryshe si “Rramani” dhe si “Ili”, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Elbasan.

Emiljano Ramazani, viktima

Ramazani, ishte duke parkuar mjetin e tij, të llojit “Ford focus”, me targa AA 945 DG mes pallateve ku dhe jetonte, pranë zonës së njohur si “Rrethrrotullimi i luleve”, në momentin që një tjetër mjet ndaloi paralel me të.

Tre persona zbritën nga makina, që më vonë u gjet e djegur, e llojit ‘Wolkswagen”, me targa të vjedhura AA 819 KX, që i takonin një mjeti të llojit “Renault Megane”, dhe njëri prej tyre qëlloi me pesë plumba mbi trupin e Ramazanit dhe e la të vdekur.

Më pas, autorët u larguan për në drejtim të bradashieshit. Vetëm pak minuta më vonë, mjeti që përdorën për krimin, u gjet i djegur në fshatin Vidhas. Brenda tij u gjetën edhe dy kallashnikovë, që ishin marrë për t’u për t’u përdorur në rast nevojë, por nëkëtë rast, mjaftoi pistoleta.

Pse u ekzekutua Emiljano Ramazani dhe kush ishte ai?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

39-vjeçari rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2017, ne kuadër të operacionit të koduar “Porosia e fundit”. “Rramami”, bashkë me mikun e tij, të identifikuar si Marenglen Kamami, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan. Atyre iu gjetën edhe 10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Kokainë”. Po ashtu Ramazani rezulton i arrestuar në vitin 2011 për veprën pelane “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është liruar një vit më vonë nga Gjykata e Lartë, vendimin e të cilës e publikoi Dosja.al një ditë më parë.

Pista ku po hetohet aktualisht është larja e hesapeve mes bandave për konfliktet e vjetra lidhur me aktivitetin kriminal të vetë viktimës. Emiljano Ramazani, dyshohet të jetë pjesë e një grupi që ka marrë pjesë edhe në disa atentate. Ai njihej në Elbasan edhe si miku i Talo Çelës. Ky i fundit, i shpallur në kërkim për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas dhe për ekzekutimin e dy vëlelzërve Hashia në Durrës, Viktor dhe Besmir.

Emiljano Ramazani ishte baba i katër vajzave.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment