Aktualitet

Ky është 46-vjeçari! Bilbili e futi me dhunë në makinë gruan dhe e dogji, më pas u vetëvar, çifti nga Kavaja ishin në proces divorci

Ndërkohë që vetëm pak metra më tutje, uniformat blu kanë gjetur bashkëshortin e saj Bilbil Shirja i vetëvarur në pemë.
Featured image of article: Ky është 46-vjeçari! Bilbili e futi me dhunë në makinë gruan dhe e dogji, më pas u vetëvar, çifti nga Kavaja ishin në proces divorci Bilbil Shirja

KAVAJË– Krimi në familje trondit Kavajën! Mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës është gjetur e djegur në një makinë Fëllënxa Shirja 45-vjeç.Ndërkohë që vetëm pak metra më tutje, uniformat blu kanë gjetur bashkëshortin e saj Bilbil Shirja i vetëvarur në pemë.

Bilbili ka marrë gruan te shtëpia e prindërve, e ka mbyllur në makinë dhe i ka vënë flakën.

Mësohet se familja Shirja nuk kishte probleme financiare e se vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Bilbil dhe Fëllënza Shirja ishin në proces divorci prej 2 muajsh, ndërsa ditën e hënë do të ishte senaca përfundimtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

HORROR në Kavajë! Ishin në proces divorci, për arsye xhelozie, burri djeg bashkëshorten brenda makinës, vetëvaret në pemë pak metra larg (EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment