Aktualitet

Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës, babai i një fëmije të mitur

FOTO
Autori i vrasjes është Arbër Kote, babai i një fëmije të mitur. Ai është arrestuar nga Policia mëngjesin e sotëm.
Featured image of article: Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës, babai i një fëmije të mitur Arbër Kote.

DURRËS- Del fotoja, ky është 26-vjeçari Arbër Kote, i cili vrau pasditen e djeshme në Durrës, 34-vjeçarin Idajet Dulla. Mësohet se autori i krimit të rëndë është 26-vjeç dhe është babai i një fëmije të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Kote për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla u gjet në rrugë nga familjarët e tij, të cilët e transportuan menjëherë në spital, por ai vdiq.

Dulla ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë jetim. Autori i krimit të rëndë u arrestua mëngjesin e sotëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë mësohet se dy familjet ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment