
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë të parë janë takuar në Qytet Studenti, kur do të prezantohej grupi i PD-së.
Ai shtoi më tej se aty kishte vënë re që nuk ishte i dëshiruar por që më pas kanë thënë se ‘ky djali na duhet për fushatë se është i zoti i gojës’.
“Është e vërtetë kam shkuar tek një dhomë në qytetin Studenti që ishte mbledhur grupi që sapo kishte anonçuar grupin e PD-së. Gramoz Pashko më pa dhe më tha ‘urdhëra çfarë ke’. Kur e pa që nuk kisha ndërmend të ikja, të paktën jo në atë moment, u ngrit ky dhe më tha se ‘ky djali na duhet për fushatë se është i zoti i gojës’,”- tregoi Rama.
(f.m/dosja.al)