Showbiz

“Kuzgun” i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga ceremonia e martesës, bashkëshortja e tij vesh atlete në ditën e dasmës

FOTO
Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon grumbullimet.
Featured image of article: “Kuzgun” i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga ceremonia e martesës, bashkëshortja e tij vesh atlete në ditën e dasmës Baris Ardus

TURQI– Aktori turk Baris Arduç është kurorëzuar në martesë me partneren e tij Gupse Ozay. Aktori i cili njihet edhe si “Kuzgun”, i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë martesore.

Nusja kishte zgjedhur të vishej me një fustan të bardhë të shkurtër dhe atlete ndërsa dhëndri me pantallona e këmishë.

Sipas shtypit vendas, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon grumbullimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto nga kurorëzimi i tyre, ku vihet re se të dy kanë zgjedhur të jenë të thjeshtë, larg çifteve të zakonshme. Në sy bie sidomos thjeshtësia e nuses, e cila ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe një makeup minimalist.

Gupse dhe Barus ftuan vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë në ceremoninë e martesës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment