Rajoni

Kuvendi votoi rrëzimin e qeverisë/ Kurti shkarkon Avdullah Hotin e LDK-së nga posti i zëvendëskryeministrit

Albin Kurti shkarkon nga posti i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotin e LDK-së.
Featured image of article: Kuvendi votoi rrëzimin e qeverisë/ Kurti shkarkon Avdullah Hotin e LDK-së nga posti i zëvendëskryeministrit Albin Kurti dhe Avdullah Hoti

Kosovë- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkaruar nga posti i zv/kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë vendim Kurti e mori menjëherë, pasi parlamenti miratoi me 82 vota mocionin për rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një njoftim të shkurtër nga zyra e kryeministrit në detyrë thuhet se Albin Kurti, ka marrë vendim “për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti dhe se vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga kryeministri”.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri në Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, pasi një javë më parë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës mori vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Pro mocionit të mosbesimit votuan 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare.

J.V/Dosja.al

Shto Koment