Politike

Kuvendi thërret Cakajn për çështjen e kufirit detar, ministri shmanget, Kodheli tjetër kërkesë për t’u paraqitur: E kuptoj që ka qënë i zënë por…

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, të datës 7 shtator 2020, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Mimi Kodheli kërkoi që ministri Cakaj, për të cilin vuri në dukje se disa herë nuk ka marrë pjesë në interpelanca, të paraqitej për të informuar lidhur me çështje të ndryshe, përfshirë edhe atë të kufirit detar me Greqinë.
Featured image of article: Kuvendi thërret Cakajn për çështjen e kufirit detar, ministri shmanget, Kodheli tjetër kërkesë për t’u paraqitur: E kuptoj që ka qënë i zënë por… Gent Cakaj dhe Mimi Kodheli

TIRANË– Çështja e kufirit të detit me Greqinë është kthyer në një “mollë sherri” në politikën e vendit, ku opozita kërkon transparencë, ndërsa maxhoranca sqarohet se kërkesa për zgjerim me 12 milje është e drejtë legjitime e fqinjëve.

Mirëpo paqartësi ka pasur edhe mes socialistëve, ku ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka kërkuar që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj të raportojë në Kuvend.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, të datës 7 shtator 2020, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Mimi Kodheli kërkoi që ministri Cakaj, për të cilin vuri në dukje se disa herë nuk ka marrë pjesë në interpelanca, të paraqitej për të informuar lidhur me çështje të ndryshe, përfshirë edhe atë të kufirit detar me Greqinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meqënëse kam këtu ministren Spiropali, nëpërmjet saj dua vetëm të tërheq vëmendjen për diçka që më shqetëson, si kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Po bëhen tashmë shumë muaj që kam kërkuar prezencën e ministrit në detyrë Cakaj, për çështje të ndryshme, duke filluar që nga çështjet e një rëndësie të veçantë të politikës së jashtme. E mirëkuptoj agjendën e ngarkuar të ministrit në detyrë në kohë kur ai ka udhëtuar por nuk ka asnjë justifikim mosprezenca e tij në kohë pandemie dhe karantinimi, kur lëvizjen janë pothuajse nul dhe për pasojë mund të shpresoj në prezencën e tij për të gjitha çështjet që shqetësojnë politikën shqiptare, palamentin shqiptar, në mënyrë të veçantë komisionin dhe, pa diskutim, qeverinë, për të cilat unë kam përgatitur një tjetër letër kërese. Kështu përfitoj nga rasti, meqënëse jemi në Konferencën e parë të Kryetarëve, ta ndaj me ju këtë shqetësim, me shpresën që  në kërkesën e ardshme, që tashmë e kam përgatitur, por nuk është dërguar ende, në pritje të fillimit të këtij sesioni, ministri në detyrë të mund të jetë prezent, sigurisht, virtualisht për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave dhe shqetësimeve,”-është shprehur Kodheli në takim.

Kohët e fundit në vend, situate është “nxehur” lidhur me çështjen e detit. Gjithçka nisi pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi në Kuvendin grek se do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon. Vetë kryeministri Edi Rama, është shprehur se kjo është një e drejtë e Greqisë, të cilën edhe Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990, megjithatë debati publik nuk është shuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment