Politike

Maxhoranca rrëzon Metën për Vettingun në Polici. ‘Opozita e re’ akuza për marrëveshje Rama-Basha

  • Lleshaj e Braçe shkrihen me Majkon, opozitarët ‘konsultohen’ me Hajdarin, Gjuzi me kundërshtarët
  • Është zhvilluar sot senaca plenare në Kuvend. Kjo seancë ka nisur me interpelancën e deputetit Lefter Maliqi me ministren, Etilda Gjonaj. Sot është diskutuar dhe dekreti i Metës për Vettingun në Polici, i cili është rrëzuar. Në seancë u betuan edhe 12 deputetët e rinj të opozitës. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni akuzuan dyshen Rama-Basha se kanë bërë marrëveshje të fshehtë. Balla se Spiropali e mohuan.
    Featured image of article: Maxhoranca rrëzon Metën për Vettingun në Polici. ‘Opozita e re’ akuza për marrëveshje Rama-Basha Kuvendi dhe deputetët e rinj
    Përditësuar:

    TIRANË- Pas më shumë se 5 orësh debate ka përfunduar senca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Që në nisje të seancës janë betuar 12 deputetë të rinj, të cilët kanë zënë vendin e të larguarve të opozitës, por dhe eksponentëve të maxhorancës të cilët kandidojnë për kryetar bashkie.

    Sot në Kuvend u betuan Eljo Hysko i cili mori mandatin e Rakip Sulit; Adriana Jakui i cili mori mandatin e Pjerin Ndreut; Florenc Spaho i cili mori mandatin e Nuri Belbës dhe Ardit Konomi që mori mandatin e Ilir Xhakollit. 

    Të tjerët që janë betuar janë deputetët që vijnë nga listat e PD-së dhe LSI-së: Vasil Sterjovski- LSI, Edmond Stojku – LSI, Suzana Topi- LSI, Halit Valteri -PD, Selami Janishehu-PD, Besnik Troplini-PD, Krenar Rryçi-PD, Kostaq Papa-PD. 

    Pas betimit të deputetëve, u zhvillua dhe interpelanca mes deputetit Lefter Maliqi dhe me ministren Etilda Gjonaj. Maliqi hodhi akuza të forta për drejtorin e burgjeve, ku tha se ai kërcënon punonjësit. Ndërsa ministrja u shpreh se dy burgje do të mbyllen pasi nuk plotësojnë kushtet.

    Maxhoranca mes debateve dhe akuzave për opozitën se po pengon integrimin dhe po shkatërron ekonominë me anë të protestave, është votuar dhe projektvendimi “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019”. Në fund maxhoranca e ndihmuar dhe nga disa opozitarë ka rrëzuar dekretin e Metës për Vettingun në Polici.

    (J.V. K.M. A.M. Dosja.al)

    • 15:33

      "10 mijë lekë kemi në xhep, kujdes herën tjetër", Kujtim Gjuzi kapet me Ballën: Ku është Rama, bashkë kemi luajtur futboll

      Deputeti i ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi ka mbajtur fjalën e tij në foltore, ku ka sfiduar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur me deklaratat e tij se PS do hyjë në zgjedhje më 30 qershor. Gjuzi tha se mazhoranca duhet të krijojë hapësira edhe për opozitën.

      Pjesë nga fjala e Kujtim Gjuzit:

      Ju falenderoj se dhatë votë për minierat dhe njerëzit tanë që kanë vuajtur, bravo shumë mirë, ka filluar që të reagojë PS-ja, por kryeministrin pse nuk e shoh akoma më sallë, është në udhëtim. Zoti Balla nuk është mirë të trysnojmë opozitën që ka dalë te bregu i Lanës. Më me kujdes herën tjetër. Zoti Balla nuk dua të them se njihemi bashkë prej kohësh kur kemi luajtur futboll bashkë. Pavarësisht se Fino kërkon të vendosë baste me Rucin, por Ruci i fiton se është nga Tepelena.

      Nuk mundet të shkojmë në zgjedhje dhe PS të mos ketë në 25 qytete…Ka ndonjë hapësirë këtu juristë mendoj unë, edhe doktorë që mund ta vizitojnë kryetarja e komisionit të shëndetësisë për shembull që të mos sëmuremi të gjithë si ata të 17 të Durrësit që e lanë vendin vakant me dy vende këtu në Kuvend. Zoti Balla do të kërkoja që të realizojmë zgjedhjet, të krijojmë një hapësirë për opozitën që ka dalë atje, ti dalim borxhit, se dikush mund të jetë dehur se pi raki nga mëngjesi në mëngjesi dhe nuk ke cfarë ti kërkosh. Pastaj do të flasim për rrugën Shijak-Durrës skandaloze të thyhet edhe Land Rover, me vjen keq se nuk kemi ku ti gjejmë paratë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep”

    • 14:23

      Sandër Lleshaj: Sot arrestuam atë që sulmoi me bojë Ralf Gjonin

      Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

      Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në kuvend ka deklaruar se sot është arrestuar edhe personi që spërkati me bojë deputetin Ralf Gjoni.

      “Policia ju mbrotji ju nga ata që ju sulmuan me bojë. Ditën e sotme u arrestua edhe ai që sulmoi me bojë deputetin Ralf Gjoni”, u shpreh ministri.

      Kujtojmë që Ralf Gjoni u spërkat me bojë poshtë banesës së tij ditën kur do të betohej në parlament. Ky i fundit e u quajti këtë një veprim iniciuar politikisht.

    • 14:09

      Protestat/ Lleshaj: Kanë frikë nga Drejtësia, duan të rrëzojnë reformën me bomba molotov

      Sander Lleshaj, minister i Brendshem

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se pas protestave të opozitës, fshihet frika nga Reforma në Drejtësi.

      Lleshaj, tha se opozita shpreson që me anë të bombave molotov të rrëzojë këtë reformë.

      “Vettingomania i ka kapur të gjithë. Ka nisur me hov të madh diskutimi për të. Kur u pa që rezultatet ishin të papritura, ka filluar një frymë-antivetting, që është shfaqur edhe tek ligji që kemi sot. Frika është se po prish raporte dhe llogari të vjetra. Panik i madh për ata që kanë llogari të hapura në këtë vend. E besoj fort se dhuna që ka shpërthyer në rrugët e vendit, s’ka për qëllim pushtetin e opozitës, por rrëzimin e Reformës në Drejtësië, duke shpresuar se do iki rreziku i saj, për të gjithë ata që janë mëkatarë në këtë vend. Do të thoja se diskutimi është një kohë e investuar, për një çështje që nuk ekziston. Nuk ekziston, pse nuk ekziston? Sepse ligji që është marrë nuk ndryshon në subtancë nga i pari. Ndryshimet janë kozmetike dhe s’prekin thelbin e ligjit të vjetër.”-tha Lleshaj.

    • 13:35

      Ralf Gjoni 'aleancë' me Hajdarin, pyet Ballën: A ka marrëveshje politike me Bashën?

      Deputeti Ralf Gjoni

      Deputeti i LSI-së Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit i kërkoi numrit dy të PS-së, Taulant Balla që t’i përgjigjej pyetjes nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryedemokratin Lulzim Basha.

      “Zoti Balla, a ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t’u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar. Rudina jam dakord me ty, edhe unë besoj që ky vend mund të bëhet, por duhet të detyrojmë shumicën që tryezën e ndonjë marrëveshje të jetë” tha ai.

    • 13:26

      'Basha e Rama kanë bërë marrëveshje'/ Balla: Kurrë! Se shkelim Kushtetutën

      Taulant Balla

      TIRANË– Numri dy i socialistëve, Taulant Balla i ka kthyer përgjigjie akuzave të deputetëve opozitarë, Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit se Rama dhe Basha kanë bërë marrëveshje.

      Gjatë fjalës së tij, Balla nuk e ka pranuar akuzën e opozitarëve duke u shprehur se maxhoranca nuk do të bënte kurrë marrëveshje për të shkelur Kushtetutën.

      “Nuk bëjmë ne marrëveshje. Kurrë! Nuk bëjmë ne marrëveshje për të shkelur Kushtetutën,”-është shprehur Balla.

    • 12:50

      Kuvendi/ Hajdari: Rama e Basha kanë bërë marrëveshje tjetër për zuzarët

      Rudina Hajdari

      Në seancën e sotme parlamentare, ka marrë fjalën edhe deputetja Rudina Hajdari, e dalë nga lista e Partisë Demokratike. 

      Hajdari tha në fjalën e saj se e ndjen se Rama e Basha kanë bërë sërish marrrëveshje, por sipas saj, jo për shqiptarët por për zuzarët.

      “Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, tha Hajdari në Kuvend.

    • 11:24

      Etilda Gjonaj: Drejt mbylljes burgjet e Krujës dhe Sarandës, janë amortizuar

      Ministrja Etilda Gjonaj

      Tiranë– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë interpelancës në Kuvend është shprehur se do të mbyllen burgjet e Krujës dhe Sarandës pasi janë të amortizuara. Një shqetësim tjetër sipas ministres është edhe futja e celularëve që futen në burgje është i madhe.

      “Kemi ende shumë të bërë, problem të veçanta apo sporadike nuk mund të ulim punën tonë. Jam e angazhuar në luftën kundër korrupsionit. Do të vazhdoj të ushtrojë detyrën time me ligjshëmëri në zbatim të reformës në drejtësi. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra.  Duhet të them se raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.  këto burgje po shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Edhe numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet.”, u shpreh ministrja.

    • 11:01

      Deputeti i PD në Parlament denoncim të fortë: Drejtori i Burgjeve kërcënon policet femra, ju nis email-e

      Deputeti i ardhur me listat e Partisë Demokratike në Kuvend, Lefter Maliqi, ka thënë sot në Kuvend, se drejtori i Burgjeve kërcënon policet femra duke ju dërguar emaile.

      Deklarata e Maliqit u bë gjatë interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lidhur me situatën në burgjet e vendit.

      “Drejtori i Burgjeve i përfshirë në përgjime për korrupsion. Dr. i burgjeve kërcënon policet femra, ju dërgon email-e. Drejtori i burgjeve emërime dhe shkarkime të panevojshme. Ndërhyni në administratë sa nuk është vonë.”-tha Maliqi. 

      Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigjia nga ministrja Gjonaj, e cila i është përgjigjur se për këtë çështje, duhet të kishte reaguar kur ishte drejtor.

      “Do doja ti kishit denoncuar shkeljet kur ishit zv.Drejtor. Sistemi i burgjeve ka probleme, kjo është e padiskutueshme. Nëse keni fakte, referojuni organeve ligjzbatuese”-tha Gjonaj.

    • 10:34

      Gjonaj në interpelancë: Telefonat në burgje hynin me pëllumba, kemi luftuar punësimet partiake

      Etilda Gjonaj

      Ministrja e e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është thirrur ditën e sotme në një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë.

      Në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit, tha se po luftohn të gjitha shkeljet që bëhen në burgje, që nga futja e sendeve të palejuara, e deri tek korupsioni e punësimet partiake.

      Ministrja tha se: “Topat e futbollit, tenxheret me ushqim, apo përdorimi i pëllumbave për të futur brenda telefonë janë luftuar dhe nuk mund të ndodhin”. Ajo tha se veç kësaj është instaluar sistemi kundër valëve elektronike. “Kemi instaluar për herë të parë bllokimin e valëve elektronike në sistemin penitenciar, për të penguar kontaktin e të burgosurve me jashtë. Kështu parandalohet krimi i organizuar”, – tha Gjonaj.

      Më tej ajo shtoi: “Gjendja në të cilin e gjetëm sistemin penitenciarë është e mjerueshme. Ajo që kemi bërë në më pak se dy vjet është një ndryshim rrënjësor në sy të të gjithëve, si nga siguria, trajtimi i të burgosurve etj”, ndërsa theksoi se “Prioritet qeveritar është lufta ndaj korrupsionit”.

      Gjonaj u shpreh se një problem me të cilin është ndeshur, ishin punësimet partiake. “Kur unë kam marrë detyrën, drejtorët ishin partiakë, e shihnin detyrën për të bërë ndere partiake dhe nuk kishin asnjë lidhje me sistemin penitenciar. Kishte punësime sipas përkatësive partiake dhe interesave të tyre. Tani rekrutimet bëhen me testim, ku fitues dalin vetëm ata që e meritojnë. Në sistemin e burgjeve nuk ka më punësime partiake”.

      (B.B/ Dosja.al)

    • 10:15

      Ndarja nga jeta e Major Tanushit, Balla: Në orën 12:00, 1 minutë heshtje në seancë

      Tiranë- Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla deklaroi se në orën 12:00 në seancën plenare do të mbahet një minutë heshtje për Majorin, Klodian Tanushi i cili humbi jetën në Letoni.

      “Të nderuar kolegë Shqipëria është në ditën zie kombëtare. Si e parashikon ceremoniali shtetëror, në orën 12:00 të gjithë një minutë heshtje, ftoj të gjithë të jenë të pranishëm”, u shpreh Balla.

    Shto Koment