Politike

Kuvendi publikon draftin e konsultimit publik, ku mund të adresojnë njerëzit komentet dhe ankesat e tyre

Në një njoftim zyrtar, Kuvendi shkruan se drafti për konsultim publik është një nga prioritetet e Kuvendit, që financohet nga Qeveria Zvicerane e dhe që po zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Kuvendi ka bashkëngjitur dhe linkun e draftit.
Featured image of article: Kuvendi publikon draftin e konsultimit publik, ku mund të adresojnë njerëzit komentet dhe ankesat e tyre Kuvendi i Shqiperisë

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar online një draft që u jep mundësinë qytetarëve që të adresojnë komentet dhe sugjerimet e tyre. Në një njoftim zyrtar, Kuvendi shkruan se drafti për konsultim publik është një nga prioritetet e Kuvendit, që financohet nga Qeveria Zvicerane e dhe që po zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Kuvendi ka bashkëngjitur dhe linkun e draftit.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Të nderuar kolegë. Në kuadër të procesit të konsultimit të jashtëm, me qëllim respektimin e parimit të transparencës dhe për një Kuvend të hapur e sa më pranë qytetarit, është bërë publikimi online i draftit të Planit Strategjik të Kuvendit. Në këtë mënyrë publiku ka mundësi të njihet dhe të adresojë komente apo sugjerime konkrete nëpërmjet komunikimit në faqen zyrtare të Kuvendit, platforma “Konsultimi i Planit Strategjik”. Puna për hartimin e të parit Plan Strategjik për Kuvendin e Shqipërisë ka nisur më qershor të vitit 2019. Hartimi dhe miratimi i tij është një nga prioritetet e Kuvendit, adresuar në rezultatet kryesore të projektit “Për mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) që financohet nga Qeveria Zvicerane e dhe që po zbatohet nga OSBE dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Më poshtë linku i draftit për konsultim publik: http://konsultimi.parlament.al/

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment