Politike

Kuvendi miratoi listat e hapura/ Gjoni: Vota ime është është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese

Gjoni ka deklaruar se vota e tij do të ishte pro listave të hapura. Ai shprehet se është mirënjohës ndaj kolegëve që votuan që pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave.
Featured image of article: Kuvendi miratoi listat e hapura/ Gjoni: Vota ime është është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese Ralf Gjoni

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se vota e tij është pro ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë hapjen e listave. Në pamundësi për të qenë pjesë e Kuvendit, në një postim  në Facebook ai shprehet se  ka mirënjoje ndaj të gjithë kolegëve që votuan pro listave të hapura.

Reagimi i plotë:

Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë. Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Ralf Gjoni

Ndërkohë, pak minuta më parë  Kuvendi miratoi me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Në votim morrën pjesë 106 deputetë, pasi 6 prej tyre kanë munguar. 3 prej deputetëve që nuk ishin në sallë janë të prekur me COVID1-9.  Mes të prekurve është edhe deputeti Ralf Gjoni.


Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

J.V/Dosja.al 

Shto Koment