Diaspora

Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të zhvillohet nesër, zbulohen rendi i ditës

Sipas Gazeta Express, në mbledhje do të marrin pjesë 350 delegatëve të kësaj partie. Mësohet se mbledhja do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi delegatët të mblidhen në hotelin  “Emerald” ku edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.
Featured image of article: Kuvendi i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të zhvillohet nesër, zbulohen rendi i ditës Foto ilustruese

KOSOVË-Lidhja Demokratike e Kosovës, ditën e nesërme do të zhvillojë mbledhjen për kryetarin e ri të partisë.

Sipas Gazeta Express, në mbledhje do të marrin pjesë 350 delegatëve të kësaj partie. Mësohet se mbledhja do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit, pasi delegatët të mblidhen në hotelin “Emerald” ku edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.

Si fillim, do zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, më pas kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pasi në zgjedhjet e 14 shkurti partia e tij ka marrë, 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, bashkë me të ka hequr dorë dhe kryesia e tij. Deri më tani kandidatët për kryetar janë Lumir Abdixhikut, Lutfi Haziri, Anton Qunit dhe Besian Mustafës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment