Politike

Kuvendi/ Hajdari: Rama e Basha kanë bërë marrëveshje tjetër për zuzarët

Rudina Hajdari tha sot se e ndjen se Basha dhe Rama kanë bërë një tjetër marrëveshje. Sipas saj, marrëveshja nuk është për shqiptarët, por për zuzarët.
Featured image of article: Kuvendi/ Hajdari: Rama e Basha kanë bërë marrëveshje tjetër për zuzarët Rudina Hajdari, Lulzim Basha dhe Edi Rama

Në seancën e sotme parlamentare, ka marrë fjalën edhe deputetja Rudina Hajdari, e dalë nga lista e Partisë Demokratike. 

Hajdari tha në fjalën e saj se e ndjen se Rama e Basha kanë bërë sërish marrrëveshje, por sipas saj, jo për shqiptarët por për zuzarët.

“Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, tha Hajdari në Kuvend.

Kujtojmë se dy liderët e politikës shqiptare, më 17 maj 2017 arritën në një marrëveshje pas të cilës opozita pranoi të hyjë në zgjedhje. Kryeministri Rama asokohe i dha opozitës disa ministri kryesore si dhe disa drejtori. 

Shto Koment