Politike

Kuvendi futi në rend dite shkarkimin e Metës, presidenca: Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur

Tedi Blushi shkruan që të numërohet dhe rinumërohet çdo votë, dhe se të gjitha kutitë duhet të hapen, në mënyrë që të shihet vullneti i vërtetë i zgjedhësve.
Featured image of article: Kuvendi futi në rend dite shkarkimin e Metës, presidenca: Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur Presidenca

TIRANË– Presidenca ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku në rend dite u fut dhe shkarkimi i Metës. Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan që të numërohet dhe rinumërohet çdo votë, dhe se të gjitha kutitë duhet të hapen, në mënyrë që të shihet vullneti i vërtetë i zgjedhësve.

POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti.
Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!
Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment