AktualitetPolitike

Kuvendi ‘çerdhe’ COVID-i! Katër politikanë të infektuar nga pandemia, seancat e fundit s’pezullohen por merren masa

COVID-19 gjen "strehë" në Kuvendin e Shqipërisë. Erion Veliaj, Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi kanë rezultuar pozitivë ditën e sotme. Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen seancat plenare por me kohë të kufizuar në foltore.
Featured image of article: Kuvendi ‘çerdhe’ COVID-i! Katër politikanë të infektuar nga pandemia, seancat e fundit s’pezullohen por merren masa Erion Veliaj, Enver Roshi, Ralf Gjoni dhe Elio Hysko

TIRANË- COVID-19 gjen “strehë” në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, katër politikanë shqiptarë janë konfirmuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht kryebashkiaku Erion Veliaj, ka dhënë vetë lajmin se është i infektuar nga pandemia, duke u shprehur se ishte në gjendje të mirë shëndetësore por për të mos rrezikuar përhapjen e infektimeve do të vetëizolohej në shtëpi.

Pak pas tij, deputeti i dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni konfirmoi gjithashtu infektimin e tij. Ai tregoi se prej disa ditësh kishte pasur temperaturë të lehtë dhe shenja gripale, kishte vendosur që të bënte tamponin, i cili tregoi që deputeti ishte i infektuar. Edhe Gjoni, njësoj si Veliaj ka bërë me dije se do të qëndrojë në shtëpi, duke munguar edhe në javën e fundit të punimeve parlamentare.

Pas Gjonit dhe Veliajt, mësohet se pozitivë nga pandemia e COVID-19 kanë rezultuar edhe deputetët Elio Hysko dhe Enver Roshi. Bashkë me ta, bëhen tre deputetë të infektuar në Kuvend, të cilët ishin pjesë e seancës plenare në Kuvend. Edhe pse me maska e me distancim fizik, rrezikohet që të ketë edhe të infektuar të tjerë, si deputetë po ashtu dhe staf. Nga jashtë, ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo kërkoi testimin e të gjithë atyre që ishin të pranishëm ditën e djeshme në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kushte të tilla, Kuvendi ka nisur të dezinfektohet, ndërsa dy seancat e fundit nuk do të pezullohen por do të kufizohet koha e deklaratave në foltore.

Më herët i infektuar në Kuvend ka qënë deputeti Adriatik Alimadhi, i cili për disa javë qëndroi i shtruar në spitalin Infektiv për shkak të gjendjes së rëndë.

(k.m/dosja.al)

  • 18:01

    U infektua me COVID-19, deputeti Roshi: Jam mirë me shëndet, ruani veten dhe të tjerët

    Deputeti Enver Roshi ka reaguar pas konfirmimit të tij me COVID-19. Në postim në mediat sociale, Roshi shkruan se është mirë me shëndet dhe nuk ka probleme. Më tej ai u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, ndërsa thekson se çdo gjë është në dorë të tyre.

    “Në pamundësi të përgjigjeve të telefonatave të panumërta dhe të shqetësimit të drejtë dhe të sinqertë të të gjithë miqve dhe të afërmve të mi nga i gjithë vendi kërkoj mirëkuptimin vëllazëror të tyre që nuk mund të komunikoj nëpërmjet telefonit. Me sinqeritetin më të madh, porosia ime në këtë situatë është: “Cdo gjë është në dorë të qytetarëve”.

    Është detyra jonë të ruajmë veten dhe të tjerët, të ruajmë shëndetin tonë, njësoj si edhe shëndetin publik. Në këtë kuadër, masat e thëna dhe stërthëna, të na shërbejnë me përgjegjshmëri në këtë sakrificë njerëzore dhe qytetare për hir të shëndetit. “Ruaj veten dhe të tjerët” Nderkohe ju njoftoj jam shume me parametrat normale! Ju faleminderit nga zemra !!”, shkruan Roshi. 

  • 12:06

    Deputetët me COVID-19 brenda Kuvendit, merren masa. Seancat e fundit s’pezullohen por…

    Foto ilustruese

    Dy seancat e fundit plenarë për këtë sesion parlamentar nuk do të pezullohen edhe pse 3 prej deputetëve të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kuvendi ka marrë masa duke dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të Parlamentit. Duke marrë parasysh, se ditën e fundit, më 30 korrik, pritet që të kalojnë ndryshime dhe marrëveshje të rëndësishme si ajo për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve, seancat nuk do të pezullohet por për deputetët do të kufizohet koha e diskutimeve.

  • 11:55

    3 deputetë të infektuar me COVID-19/ Vangjel Tavo: Të karantinohet parlamenti, me emergjencë t’u merret tamponi të gjithë ligjvënësve

    Vangjel Tavo

    Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.

    “Emergjente tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

  • 11:33

    ‘Shpërthen’ në Kuvend Covid-19, infektohen deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko

    Eljo Hysko dhe Enver Roshi

    COVID-19 është përhapur gjerësisht në Kuvend. Dosja.al mëson se janë infektuar edhe 2 deputetë të tjerë, Enver Roshi e Elio Hysko. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e deputetëve.

  • 10:42

    COVID-19 s’po kursen as politikën, Ralf Gjoni konfirmohet me koronavirus: Kisha prej tre ditësh temperaturë të lehtë…

    Ralf Gjoni

    Deputeti Ralf Gjoni është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku edhe shkruan se ka pasur vetëm një temperaturë të lehtë dhe gjendje gripale. Megjithatë pas testimit me tampon ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Gjoni shkruan se për të mos rrezikuar përhapjen e pandemisë do të qëndrojë i mbyllur në shtëpi, duke munguar në javën e fundit të sesionit parlamentar. 

    Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm. Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm,”-shkruan ndër të tjera Gjoni. 

  • 10:33

    Veliaj i infektuar me COVID-19/ Meta: Shërim sa më të shpejtë, duhet të strategji më efikase për këtë pandemi

    Ilir Meta dhe Erion Veliaj

    Presidenti i vendit Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë kreut të bashkisë Tiranës, Erion Veliajt. Ndërkohë kreu i shtetit bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat për COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai thekson se duhet një strategji më efikase për të përballuar këtë pandemi.

    “Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.”, shprehet Meta. 

  • 9:08

    Erion Veliaj infektohet me COVID-19, kryebashkiaku i Tiranës: Jam në gjendje të mirë shëndetësore, askush nuk është imun ndaj virusit

    Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmi e ka dhënë vetë në rrjetet sociale kreu i bashkisë, ku ka treguar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Veliaj iu bën thirrje qytetarëve që të mbajnë maskë dhe të lajnë duart shpesh, pasi ka theksuar se askush nuk është imun ndaj virusit.

    “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shprehet ai në rrjetet sociale.

Një Koment në “Kuvendi ‘çerdhe’ COVID-i! Katër politikanë të infektuar nga pandemia, seancat e fundit s’pezullohen por merren masa

  1. Ke ngritur dolli , ke uruar njerezit qe te ftuan ne shtepi. Asnje fjale e keqe ose fyerje per pritesit. Sikur te kishte kanun ajo shtepi ose lecitej ose nuk duhet tu shkeli njeri ne shtepi per 7 breza. E mira do ishte te na thoshin emrat e atyre qe shoqeroj e doktorin se mbase na ftojne ndonjehere ne shtepi per dreke e na vrasin ne gjume ose nxjerrin video se si fleme.

Shto Koment