Aktualitet

Kuti me ushqime për familjet e Laprakës, Rudina Hajdari mban fjalën dhe publikon ndihmën e dhënë

Deputetja është kujdesur që të mos fotografojë dhe të mos bëjë publik fytyrat e njerëzve që ka ndihmuar por ka nxjerrë vetëm kutitë. Aty shihen ushqimet thelbësore si makarona, vaj, kripë dhe detergjentë rrobash.
Featured image of article: Kuti me ushqime për familjet e Laprakës, Rudina Hajdari mban fjalën dhe publikon ndihmën e dhënë Rudina Hajdari
Përditësuar:

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur fjalën që dha një ditë më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një status në Facebook, Hajdari ka publikuar disa foto ku shihen kutitë me ushqime dhe disa persona, të cilëve u ka dhënë pakot.

Deputetja është kujdesur që të mos fotografojë dhe të mos bëjë publik fytyrat e njerëzve që ka ndihmuar por ka nxjerrë vetëm kutitë. Aty shihen ushqimet thelbësore si makarona, vaj, kripë dhe detergjentë rrobash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm një ditë më parë, Hajdari u kërkoi të gjitha familjeve në nevojë që t’i shkruanin nëse do ju duhej ndihmë dhe ushqime.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment