Sport

Kushton 2 mln euro dhe mund të shpëtojë Malagën, flet Keidi Bare: Dua Spanjën, shokëve mund t’u mësoj shqipen

"Klubi na ka njoftuar se më 12 qershor mund të rinisë kampionati, por nuk jam i sigurt nëse kjo do të jetë data e saktë. Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë"
Featured image of article: Kushton 2 mln euro dhe mund të shpëtojë Malagën, flet Keidi Bare: Dua Spanjën, shokëve mund t’u mësoj shqipen Keidi Bare

Klubi i futbollistit shqiptar Keidi Bare, Malaga, është në një situatë të vështirë. Mesfushori sot ka dhënë një intervistë për A2, ku 22-vjeçari tregon muajt e vështirë të bllokimit nga koronavirusi.

“Malaga është në një pozitë shumë të vështirë, pasi nuk ka financa të mira dhe ka larguar shumë punonjës. Synohet që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë sa më i lartë. Klubi mendoi se ky ishte vendimi më i mirë”, tregon Bare. “Neve nuk na kanë thënë asgjë rreth kësaj mase, por besoj se nuk do të ndodhë e njëjta gjë me ne”, është shprehur ai.

“Nëse klubi dëshiron që të largohem, sepse i nevojiten financat, atëherë nuk kam se çfarë të bëj. Do të marr vendimin të kaloj në një tjetër skuadër dhe të ndihmoj Malagën, sepse ky klub më ka dhënë gjithçka dhe më duan shumë. Që i vogël kam dashur të luaj në Spanjë. Më pëlqen mënyra e futbollit, më pëlqejnë njerëzit dhe do të doja që karrierën ta vazhdoja këtu”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Klubi na ka njoftuar se më 12 qershor mund të rinisë kampionati, por nuk jam i sigurt nëse kjo do të jetë data e saktë. Fanella e Kombëtares është lëkura ime e dytë. Po pres me padurim të marr një ftesë tjetër, që të jem me shokët e mi të ekipit dhe të luajmë një ndeshje. Kur jam me shokët, jam një tip i hareshëm. Përse jo, avash-avash do t’iu mësoj edhe shqipen shokëve të mi të ekipit”, ka përfunduar Bare.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment