Aktualitet

Zbardhet vendimi i Kushtetueses kundër Endrit Dokles, u firmos nga 7 anëtarë, por u rrëzua në kundërshtim me ligjin nga Enkeleida Hoxha

Por zanafilla e lirimit të tij ka disa vite që na nisur. Në vitin 2017, Dokle nisi betejën e tij duke kërkuar ndryshimin e masës së dëbimit, nga i përjetshëm në 25 vite burg, masa më e ulët që mund të merrte.
Featured image of article: Zbardhet vendimi i Kushtetueses kundër Endrit Dokles, u firmos nga 7 anëtarë, por u rrëzua në kundërshtim me ligjin nga Enkeleida Hoxha Endrit Dokle, vendimi dhe Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm, nga sot do të jetë në liri, pas vendimit të Gjykatës së Krujës që i ka ‘falur’ 5 vite burg. Sipas vendimit të Gjykatës, Dokle do të jetë 5 vite me shërbim prove, duke e detyruar që të mos shoqërohet me asnjë të dënuar dhe të mos ketë armë.

Por zanafilla e lirimit të tij ka disa vite që na nisur. Në vitin 2017, Dokle nisi betejën e tij duke kërkuar ndryshimin e masës së dëbimit, nga i përjetshëm në 25 vite burg, masa më e ulët që mund të merrte. Pas kalimit në disa shkallë të gjyqësorit, pas sukes Dokle dërgoi çëshjten në Gjykatën Kushtetuese, por dhe kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e tij.

Por çështja e tij do merrte rrjedhë gjatë këtij viti kur, Enkeleida Hoxha, i pranoi kërkesën për të kaluar nga një burg i sigurisë së lartë, një një burg të sigurisë normale. Pas kësaj Dokle përfitoi dhe uljen e dënimit dhe sot “i’u falën” dhe 5 vite burgim, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është detyrimisht i zbatueshëm

Dosja.al ka siguruar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është marrë nga Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Fatos Lulo, ku rrëzohet kërkesa e Endrit Dokles për uljen e masës së dënimit. Relatori i çështje Besnik Imeraj, ka treguar në 17 faqe të gjitha agrumentet pse nuk duhet të pranohet kërkesa e të dënuarit dhe kolegët e tij kanë marrë vendimin kundër Dokles.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131/f dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi Rrëzimin e kërkesës”, duke vrarë shpresën e anëtarit të bandës së Durrësit për lirim. Në vendim thuhet se nuk qëndron asnjë nga pretendimet e Dokles, prandaj ai duhet të vunte dënimin deri në fund të jetës. 

VENDIMI I PLOTË I GJYKATËS KUSHTETUTËS, (LEXO KËTU)

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment