Rajoni

Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, reagon raportuesja e PE për Kosovën: Nuk ka alternativë tjetër

Raportuesja e PE për Kosovën është shprehur se partitë politike duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit, reagon raportuesja e PE për Kosovën: Nuk ka alternativë tjetër Viola von cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë, që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila legjitimoi dekretimin e Abdullah Hotit, nga presidenti Thaçi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo është shprehur se palët duhet të presin zgjedhjet e ardhshme, ndëse duan ndryshime. Sipas saj, reagimi nga populli është i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“Mbizotërim i ligjit, do të thotë respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka alternativë tjetër. Vetëm zgjedhjet mund të ndryshojnë përbërjen e parlamentit. Tashmë është përgjegjësi e Abdullah Hotit, që të mbledhë shumicën dhe të krijojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën”, shkruan raportuesja e PE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mesazhi në Twitter

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, i dha të drejtë presidentit Thaçi, për dekretimin e Abdullah Hotit si kryeministër, duke vlerësuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment