Politike

Kushtetuesja/ Braçe: Boll është vonuar ngritja e kësaj gjykate, mazhoranca ka përgjegjësitë e veta

Braçe ka deklaruar se nuk duhet të vonohet më shumë ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Kushtetuesja/ Braçe: Boll është vonuar ngritja e kësaj gjykate, mazhoranca ka përgjegjësitë e veta Erion Braçe.
Përditësuar:

Elbasan- Për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, zv/kryeministri Erion Braçe  nga Elbasani ka deklaruar se duhet të ngrihet sa më shpejt ky institucion.

“Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese.  Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetues, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK. Në rast se do më pyesni mua a është kjo Shqipëria që ata burra menduan, patjetër që kjo është. Një Shqipëri pa drejtësi nuk është Shqipëria që ata burra luftuan. Pa disktutim që mazhoranca ka përgjegjësitë  e veta në çdo rast” , u shpreh Braçe në një takim në Elbasan.

Pak më herë Presidenti Meta iu bëri thirrje deputetëve që sot të votojnë në Kuvend  për anëtarin e dytë  të Gjykatës Kushtetuese, pa humbur kohë. Nga ana tjetër Taulant Balla sulmoi Metës pasi u shpreh se kërkon të emërojë në këtë gjykatë bashkëjetuesen e Alibeajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngërçi Kushtetueses:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  i ka dërguar Kuvendit dy listat e renditjes së kandidatëve për dy vendet vakante, më 14 tetor 2019. Ndërkohë, sipas ligjit, Kuvendi duhet të shprehet brenda 30 ditëve për të zgjedhur anëtarët. Kreu i Shtetit  thotë se KED ka shkelur praktikat ligjore për mënyrën se si ja ka veguar listat, duke e bere sipas tij të pamundur që brenda 30 ditëve presidenti të respektojë parashikimet kushtetuese që diskutojnë radhën e përzgjedhjes së  gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses. Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerëzimit, pasi çështja e tij është në KPA. Tashmë është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare për vendin vakant të Gjykatën Kushtetuese, ku lista kryesohet nga Arta Vorpsi.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment