Showbiz

Kushtet për skenat, Olta Gixhari ‘zbardh’ listën: Të kem pagesë të kënaqshme, se do thotë dy fjalë babi e burri, do blej bukë prapë

Olta është shprehur se për të bërë një skenë të tillë do të kërkonte një pagesë të majme dhe do ta bënte vetëm nëse nuk do të kishte me kontakt me audiencën.
Featured image of article: Kushtet për skenat, Olta Gixhari ‘zbardh’ listën: Të kem pagesë të kënaqshme, se do thotë dy fjalë babi e burri, do blej bukë prapë Olta Gixhari

TIRANË– Aktorja shqiptare Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Siluetë” ka folur lidhur me kushtet e saj për të bërë një skenë ‘topless’.

Olta është shprehur se për të bërë një skenë të tillë do të kërkonte një pagesë të majme dhe do ta bënte vetëm nëse nuk do të kishte me kontakt me audiencën. Sipas saj, skena të tilla edhe pse janë në kuadrin e artit kritikohen nga njerëzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po të jeni aktor do ta kuptoni sa qesharakë është ta mendosh të zhvishesh apo jo? Ne e kemi vënë në dyshim se gjykuesit janë aq të shumtë sa fillojnë e ndikojnë. Do të të thotë dy fjalë babi, mami, burri. Jemi vend shumë i vogël.  Do bëja një skenë më të guximshme nëse pagesa do të ishte e kënaqshme por edhe nëse do kisha një vilë me 18 shërbëtorë. Në mënyrë që publiku që më sheh duke bërë atë skenën mos të më shohi pastaj duke blerë bukën. Se e blej,”-tha Olta.

 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment