Aktualitet

Safet Gjici si Veliaj, ‘reprezalje’ në Kukës, ‘zhduk’ tregtarët ambulantë nga rruga (Video)

Teksa inspektoi tregun agro-ushqimor Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, bëri të ditur se të gjithë tregtarët do të kenë kushtet e duhura në tregun agro-ushqimor dhe nuk do të lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë çdo kriteri.

KUKËS- Të gjithë tregtarët e vegjël të tregut të qytetit të cilët prej vitesh produktet ushqimore i shesin në rrugë pa respektuar kushtet higjieno-sanitare, pas 1 shtatorit do të sistemohen në tregun agro-ushqimor, i cili do të rivitalizohet nga Bashkia Kukës.

Teksa inspektoi tregun agro-ushqimor Kryetari i Bashkisë Safet Gjici, bëri të ditur se të gjithë tregtarët do të kenë kushtet e duhura në tregun agro-ushqimor dhe nuk do të lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë çdo kriteri.

Kalimi në tregun agro-ushqimor  dhe lirimi hapësirave publike të zaptuar nga tregtarët sipas kryebashkiakut Gjici, u është komunikuar edhe zyrtarisht tregtarëve.

Dalja jashtë funksionit prej vitesh e tregut agro- ushqimor për të cilin u shpenzuan miliona lekë nga qeveria, ka bërë që tregtarët, produktet e tyre ushqimore ti shesin në rrugë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment