Politike

FOTOT/ Meta takon kryenegociatorin Mazi: Folëm hapur për perspektivën evropiane, politika të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve

Takimi vjen disa ditë pas publikimit të 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, por edhe me një sërë sugjerimesh që presidenti iu ka dërguar të gjitha palëve politike.
Featured image of article: FOTOT/ Meta takon kryenegociatorin Mazi: Folëm hapur për perspektivën evropiane, politika të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve Zef Mazi dhe Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryenegociatorin Zef Mazi. Ky i fundit do të jetë në krye të grupit që do të zhvillojë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta, ndërkohë që pas takimi, presidenti tha se ishte një kënaqësi biseda me Mazin, dhe zbuloi se gjatë takimit u fol për perspektivën e çeljes së negociatave. 

REAGIMI I PLOTË I METËS: 

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.

Takimi vjen disa ditë pas publikimit të 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, por edhe me një sërë sugjerimesh që presidenti iu ka dërguar të gjitha palëve politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Zef Mazi dhe Ilir Meta

Bëhet fjalë për platformën e famshme me 14 pika, të propozuar nga Meta, që u kthye edhe në temë debati mes qeverisë, opozitës, presidentit dhe Ambasadës Amerikane.

Parlamenti Europian miratoi javën e shkuar rezolutën me 15 kushte të kërkuar nga Partitë Popullore Europiane. Këto kushte Shqipëria duhet t’i përmbushë përpara se të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare.

(g.sh;f.g/dosja.al)

Shto Koment