Aktualitet

Kushte më të mira pune e paga më të larta, minatorët e Bulqizës krijojnë sindikatën e tyre

Me anë të sindikatës së tyre, minatorët do të kërkojnë: paga më të larta; siguri në punë; njohje e vjetërsisë në punë dhe njohje e vështirësisë në punë. 
Featured image of article: Kushte më të mira pune e paga më të larta, minatorët e Bulqizës krijojnë sindikatën e tyre Foto ilustruese

BULQIZË– Minatorët e Bulqizës kanë vendosur që ta marrin në dorë fatin e tyre. Ata kanë vendosur që të themelojnë një sindikatë tyren, e cila do të quhet “Sindikata e minatorëve të bashkuar të Bulqizës”.

Në të do të marrin pjesë të gjithë ata që punojnë në miniera, të cilët do të kërkojnë kushte më të mira punë për veten e tyre. 

Me anë të sindikatës së tyre, minatorët do të kërkojnë: paga më të larta; siguri në punë; njohje e vjetërsisë në punë dhe njohje e vështirësisë në punë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njoftimi për sindikatën

Qyteti i Bulqizës ka prej 70 vitesh minierën më të madhe të kromit në vend, e cila i ka marrë jetën jo pak punonjësve për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhen tunelet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment