Aktualitet

Kushte dhe gatime skandaloze, gjobiten dhe mbyllen katër biznese (Foto)

Bizeneset u gjobitën me 6.1 milion lekë pasi iu gjetën parregullsi.
Featured image of article: Kushte dhe gatime skandaloze, gjobiten dhe mbyllen katër biznese (Foto) Foto të publikuara nga AKU

TIRANË– Janë gjobitur disa biznese që kanë rezultuar me kushte skandaloze të gatimit dhe të ruajtjeve të ushqimit. Në njoftimin zyrtar të AKU-së, sqarohet se subjektet e gjobituar janë konstatuar në  Lushnjë, Fier dhe Durrës.

Bizeneset u gjobitën me 6.1 milion lekë pasi iu gjetën parregullsi.

“Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe etiketim i parregullt i produkteve”, sqaron AKU.

Njoftimi i AKU-së

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Subjekti “Beruze Zeneli” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Dorjan Gjika” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Artur Bocova” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Shpëtim Turku” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment