
Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk do kishte ndodhur.
Avioni që mbante Sala dhe pilotin David Ibbotson humbi më 21 Janar në kanalin anglez, para se mbetjet e tij të gjendeshin dhe trupi i argjentinasit të identifikohej javën e kaluar.
Matias Gati foli për procesin e ndjekur gjatë fluturimit dhe beson se Sala u vra nga ata që ishin në detyrë për mbarëvajtjen e fluturimit.
Ata e vranë Emilianon. Kishte shumë parregullësi.
Gjithçka u bë shumë keq dhe ata e detyruan atë të ngjitej në avion.
Matias Gati, kushëriri i Emiliano Sala
Qyteti i lindjes së Emiliano Sala, Santa Fe, i bëri nderimet futbollistit për herë të fundit të premten e kaluar në mëngjes.
B.N/dosja.al