
Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba. Sipas asaj që shkruan “le10sport”, trajneri Zinedine Zidane, ka kontaktuar agjentin e francezit, Mino Raiola, për t’i bërë me dije se “merengues” janë të interesuar për mesfushorin kampion bote, i cili te Manchester United po vuan jashtë mase.
Pogba nuk është më ai i Juventusit në “Old Trafford”, teksa në kombëtare ka bërë gjithmonë diferencën, në një rol ndryshe natyrisht. Reali është i bindur se Pogba është futbollisti që duhet në mesfushë, teksa po përgatit edhe ofertën.
Ndërkohë, rroga e francezit pritet të prekë 20 mln euro në sezon për 4 vitet e ardhshme.
M.P. / Dosja.al