Editorial

Kush po e shton ankthin e qytetarëve për COVID-19?

Në situate Pandemie, ligji ngarkon me përgjegjësi Institucionet që duhet të realizojnë marrjen e masave të menjëhershme dhe të kontrollojnë zbatimin e tyre nga qytetarët apo bizneset.
Featured image of article: Kush po e shton ankthin e qytetarëve për COVID-19?

Mungesa e strategjisë dhe planit të masave për përballimin e epidemisë shton çdo ditë e më shumë ankthin e qytetarëve. Ndërkohë që shohim një rritje të pakontrolluar të numrit të të infektuarve, prej afro një muaji duket se nuk ka asnjë plan masash konkrete shtesë, për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit. Konkretisht, nga të dhënat zyrtare të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, shohim se % e pozitivëve nga 10% në fillim të muajit qershor ka shkuar 20-22% në fund të muajit.

Numri i personave të infektuar pothuajse është 5 fishuar. Pra, nga 233 në fillim të qershorit ka arritur në 1014 në fund të muajit. Ndërkohë që jemi përballë shifrave dhe fakteve në rritje për përhapjen e epidemisë, nga ana tjetër nuk kemi reagim institucional për të shtuar numrin e testimeve për të cilin është ruajtur pothuajse një konstante e vazhdueshme.

Cdo ditë dëgjon qytetarë, të cilët me përgjegjësi qëndrojnë të izoluar sepse temperatura e tyre është mbi normalen, por nga ana tjetër shqetësimit dhe përgjegjësisë së tyre nuk i pergjigjet Institucioni që duhet të japë një përgjigje spër shëndetin e tij, dhe të kryejë diagnostikimin e sëmundjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E vetmja përgjigje është rritja e ankthit dhe për ata qytetarë që kanë pasur fatin të testohen duke pritur 3 ditë të tjera për të marrë një përgjigje, ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik, ka deklaruar se ka kapacitet të kryejë 500 analiza ditore me aparaturën që ka në dispozicion. Në situate Pandemie, ligji ngarkon me përgjegjësi Institucionet që duhet të realizojnë marrjen e masave të menjëhershme dhe të kontrollojnë zbatimin e tyre nga qytetarët apo bizneset.

Në vendin tonë, përhapja e epidemisë në shifrat më të larta, ka ndodhur në Institucionet Shteterore dhe ato shëndetësore pavarësisht se fshihet e vërteta. Përsëri, faji ju ngarkohet qytetarëve të përgjegjshëm të cilët dhe në ambiente të hapura, ruajnë distancën dhe vendosin maskën si mjete mbrojtëse, ndërkohë që shteti akoma nuk ka gjetur kohën të hartojë planin e masave për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Shto Koment