Politike

“Kush ndërton pa leje do të paguajë kostot”/ Rama jep lajmin e ri: Ligji është i qartë, do të paguajnë edhe pastrimin!

VIDEO
Në fjalën e tij sot gjatë aktivitetit për mbrojtjen e territorit, Rama tha se kostoja e ndërtimeve pa leje është e tmerrshme për të gjithë.
Featured image of article: “Kush ndërton pa leje do të paguajë kostot”/ Rama jep lajmin e ri: Ligji është i qartë, do të paguajnë edhe pastrimin! Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, në momentin kur shteti do ti prishë ndërtimit, e gjithë kostoja e pastrimit të mjedisit dhe të zonës ku është shembur objekti, do të paguhet nga qytetari që ka shkelur ligjin.


Është shumë e rëndësishme që me të gjitha ndryshime ligjore forcat të fokusohen aty ku folëm, jo për maja malesh, fshatra apo zona që është duke i thënë ‘faleminderit shumë që po rregullon murin’ e jo për t’i vënë gjobë. Shpresoj shumë që do të kalojmë në një fazë të re. Kostot janë të tmerrshme për të gjithë. Ligji është i qartë, kush e ka bërë duhet të përballojë të gjitha kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë ka pasoja të tjera”, tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Mbrojtja e territorit/ Rama “dush” ministrave dhe Policisë: Ndërtimet pa leje janë lejuar në këmbim të korrupsionit, kush ndërton do paguajë për pastrimin pas prishjes! Çuçi: Harrojeni telefonin e ministrit, kush shkel ligjin përballet me 15 vite burg!

(F.g/dosja.al)

Shto Koment