Showbiz

‘Kush mori kot?’/ Ermal Mamaqi sqaron shèrrin me Bes Kallakun: Ndërhyra t’i dilja aktores time në mbrojtje, jemi miq. S’ka hatërmbetje

Sipas Mamaqit, ishte e gabuar që të përmendej e të krahasohej Enca me Bleona Qeretin, por ka sqaruar se tanimë çdo gjë është sqaruar.
Featured image of article: ‘Kush mori kot?’/ Ermal Mamaqi sqaron shèrrin me Bes Kallakun: Ndërhyra t’i dilja aktores time në mbrojtje, jemi miq. S’ka hatërmbetje Ermal Mamaqi

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi i ka vënë ‘vulën’ debatit me kolegun e tij Bes Kallaku, lidhur me filmat që të dy i kanë nxjerrë së fundmi. Ermali tha se replikën e kishte bërë vetëm sepse ishte prekur aktorja e tij, Enca Haxhia.

Sipas Mamaqit, ishte e gabuar që të përmendej e të krahasohej Enca me Bleona Qeretin, por ka sqaruar se tanimë çdo gjë është sqaruar.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: E ke parë filmin Falco?
Ermali: Po e kam parë. E urova Besin. E pashë sapo erdha në Shqipëri se isha në Amerikë.
Pyetje: Pse e pe?
Ermali: Shkova për të mbështetur mikun e tim. Isha me tre bileta. Për filmin duhet të kesh fondet.
Pyetje: Po ç’pati Besi? Kush mori kot?
Ermali: Unë e justifikova pjesën e komenteve që bën biznes dhe jo humor si nxitje të moderatorëve. Rezi, Luana e Flori atë punë kanë. Problemi është që Besi përmendi Encën duke e krahasuar me Bleonën. Duke përmendur ballkonet. Mu desh ta bëja një sqarim dhe përgjigje dhe t’i dilja aktores time në mbrojtje. Nuk kemi bërë telefonatë nga mesazhet. Vetëm kur Besi më mori pasi doli tek Luana. U mërzita kur e pashë se nuk ishte siç ma tha Besi.
Pyetje: Do pajtoheni? Ka konflikt tani?
Ermali: Ne jemi miq. S’ka hatërmbetje. Por besoj që pas një problem vjen një mundësi shumë e mirë. Sa më i madh problem aq më e madhe dhurata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithë debåti mes dy aktorëve nisi disa javë më parë pasi Bes Kallaku u shpreh se ai ishte humorist ndërsa Ermali ishte biznesmen. Gjithashtu Besi shtoi se filmi i tij ishte më profesional pasi ishte Bleona Qereti dhe jo këngëtarja Enca dhe “ballkonet” e saj. Reagime të shumta erdhën si nga ana e Encës po ashtu edhe nga Ermali. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Kush mori kot?’/ Ermal Mamaqi sqaron shèrrin me Bes Kallakun: Ndërhyra t’i dilja aktores time në mbrojtje, jemi miq. S’ka hatërmbetje

  1. Sa qenka ‘perpunuar’ Ermali?! Ndoshta ndikimi i Amit?
    Besi I nxjerr ne pah pjesen e karakterit qe nuk e nderon(… ‘ai ben biznes’, dmth e ka mendjen dhe I sherben parase), ky thote ’nuk ka hatermbetje, jemi miq’.

Shto Koment