Aktualitet

Kush ka të drejtë, Rama apo Bulku? Rajmonda: Le të ndërtohet qiell, të shembet (VIDEO)

  • Rama sulmon sërish artistët me fjalët e Raimonda Bulkut. Aktorja: Mos e shemb Teatrin
  • Protestohet kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka sjell në vëmendje disa fjalë të Raimonda Bulkut. Kjo e fundit i përgënjeshtron. Dosja.al siguron videon e aktores, e cila kërkon shembjen e tij. Por ka një problem: ajo kërkon ndërtimin e një qielli.
    Featured image of article: Kush ka të drejtë, Rama apo Bulku? Rajmonda: Le të ndërtohet qiell, të shembet (VIDEO) Edi Rama dhe Rajmonda Bulku

    TIRANË– Në kulmin e protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka përdorur fjalët e një prej tyre, aktores Rajmonda Bulku, e cila shprehet pro ndërtimit të një të riu. 

    Por edhe pse jo në Shqipërisë, aktorja Bulku ka reaguar pas Ramës duke thënë se ajo nuk është për shembje të godinës së vjetër, pasi sipas saj nuk mund të shkatërrosh traditën.

    I përgënjeshtruar nga aktorja, Rama ende nuk e ka bërë një kundërreagim për të provuar të kundërtën, ndërsa Dosja.al kërkoi pak në skutat e rrjetit ku nuk humb asgjë. 

    Në një intervistë të sajën, pak kohë më parë aktorja e njohur Rajmonda Bulku shprehej kështu:

    “Ajo duhet shembur padyshim, ne po përjetojmë kushtet mizerabël, unë nuk e di sesi ne po jetojmë aty. Është turp që ne po punojmë aty. Tani që u gjet Turbina është shumë mirë. Ajo sallë është për atë zonë, për atë lagje. Si ajo duhet një edhe në Kombinat, edhe në Laprakë.  Unë do të dëshiroja që të ngrihej një Teatër Kombëtar i ri. Me parametra që të jetë shumë i mirë. I takon përderisa është një Teatër Kombëtar. Ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet mbi apo ana Teatrit. Po qiell le të ndërtohet! Unë dua që të ndërtohet një Teatër, mirë është në atë vend.”

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tani mbetemi në pikëpyetje se kush ka të drejtë. Vërtet aktorja është pro prishjes së Teatrit, por mesa duket vetëm në kushtet e ndërtimit të një qielli. 

    Pritet kundërpërgjigjia e Ramës…

    Ndërkohë ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment