Politike

“Kush je ti moj që filmon”, Meta publikon pamjet kur policia shtrin në tokë gazetarin: Zero tolerancë për këtë dhunë arbitrare

Në një status në Facebook, Meta ka publikuar pamjet nga momenti kur një efektiv shtrin në tokë gazetarin dhe shkruan se kjo dhunë arbitrare duhet ndëshkuar.
Featured image of article: “Kush je ti moj që filmon”, Meta publikon pamjet kur policia shtrin në tokë gazetarin: Zero tolerancë për këtë dhunë arbitrare Ilir Meta, president

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar dhunën e ushtruar sot kundrejt gazetarit Ergys Gjençaj, i cili u ndodh rastësisht bashkë me kolegen e tij Klodiana Lala në vnedin ku po zhvilohetj një aksion policie dhe filmoi. Në një status në Facebook, Meta ka publikuar pamjet nga momenti kur një efektiv shtrin në tokë gazetarin dhe shkruan se kjo dhunë arbitrare duhet ndëshkuar.

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj. Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin. Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,”– shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Metës vjen pasi gazetari Ergys Gjençaj u shtri përtokë nga efektivët e forcave RENEA dhe iu mor telefoni, me të cilin po filmonte momentet kur drejtuesi i një automjeti “Benz” iu arratis policisë gjatë një operacioni anti-drogë te Varri i Bamit.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në ““Kush je ti moj që filmon”, Meta publikon pamjet kur policia shtrin në tokë gazetarin: Zero tolerancë për këtë dhunë arbitrare

  1. Zotni President! A e dini ju se nuk lejohet të fillohen operacionet e policisë kur është në aksion për kapjen e keqbërsve?
    Ku mund ta dini ju?!!!

  2. O “jurist” po flet per maliqin apo per LIGJIN …?

Shto Koment