Aktualitet

FOTOT/ Kush janë “kriminelët” që donin të vrisnin biznesmenin Andon Dhima, motra nxjerr blof policinë dhe mediat: Im vëlla po shërbente me pjata në duar tre minuta para atentatit, tjetri ishte në ditëlindje, lanë fëmijët duke kërkuar nënën

EKSKLUZIVE
Tjetër dëshmi tronditëse për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Dosja.al ka siguruar qëndrimin e familjes së dy prej të arrestuarve, Grid Lenon dhe Mariglen Matohiti. Gerta Matohiti, motra e Mariglenit, thotë se i vëllai ndodhej 3 minuta para atentatit në punë, brenda lokalit të saj ku punonte si kamarier dhe për këtë ka edhe pamje filmike që e dëshmojnë. Ndërsa, Grid, i shoqi i saj, thotë se ndodhej në një ditëlindje. Motra e njërit prej të akuzuarve, akuzon policinë për njëanësi ndërsa hedh poshtë çdo akuzë për atentat nga burri dhe vëllai i saj. Matohiti sqaron dhe precedentët penalë të të dyve.
Featured image of article: FOTOT/ Kush janë “kriminelët” që donin të vrisnin biznesmenin Andon Dhima, motra nxjerr blof policinë dhe mediat: Im vëlla po shërbente me pjata në duar tre minuta para atentatit, tjetri ishte në ditëlindje, lanë fëmijët duke kërkuar nënën Të arrestuarit, biznesmeni Andon Dhima dhe Gerta Matohiti

TIRANË- Gerta Matohiti bashkëshortja dhe motra e dy të arrestuarve, përkatësisht Grid Leno dhe Mariglen Matohiti, për atentatin daj Andon Dhimës, ka nxjerrë blof policinë, por edhe mediat që i kanë kryqëzuar si “vrasësit me pagesë nga Kurbini”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i siguruar nga Dosja.al, Matohiti shkruan se vëllai i saj, gjatë kohës që ka ndodhur atentati, vëllai i saj Marigleni ka qenë në punë prej 12 orësh, në lokalin e saj, ku dhe sipas Gertës, paguhet me një rrogë minimale.

Ndërsa, për të shoqin, Gerta Matohiti shkruan se ka qenë i ftuar në një ditëlindje. Krahas statusit, denoncuesja ka nxjerrë edhe foton që ka publikuar në rrjetet sociale, pikërisht ditën e atentatit të ndodhur, ku shihet dhe ora. Në orën 22:06 të darkës, Mariglen Matohiti shihet me pjata në duar në lokal, ndërsa në orën 22:09, është bërë atentati. (Shiko fotot më poshtë). Tre minuta diferencë që hedhin shumë hije mbi ngjarjen, se kur u bënë gati dhe shkuan tek pallati i Andon Dhimës, dy personat e akuzuar për “vrasje në tentativë”.

Për të shoqin, Gerta shton gjithashtu se ai është dënuar në Gjermani 17 vjeç, e ka mbyllur dënimin e tij dhe prej asaj kohe, nuk ka më asnjë lloj ‘njolle’. Ajo bën thirrje që mediat ta raportojnë këtë denoncim, teksa shkruan se po përdhosin emrin e dy familjeve, duke i konsideruar si vrasës me pagesë, pa qenë të tillë.

Denoncimi i plotë:

Për të gjithë ata që e dinë dhe s’e dinë, burri im dhe vëllai im, Grid Leno dhe Maringlen Matohiti janë të ARRESTUAR për atentatin e bërë ndaj biznesmenit Dhimo. Policia ka deklaruar që Leno dhe bashkëpunëtori Matohiti kanë qenë në vendngjarje dhe janë larguar të dy bashkë në drejtim të banesës. Po çfarë janë këto SHPIFJEEEEE, ku e para tjetri ka qenë në punë 12 orë (M. Matohiti dhe tjetri i ftuar në ditëlindje…Po trajtohet çështja si kriminela me pagesë kur të dy janë të pafajshëm dhe poshtë është dhe prova ku im vëlla është me pjata në duar duke punuar për motrën e tij prej 1 viti me pagën minimale thjesht duke më mbështetur dhe Grid Leno si kriminel që është dënuar në Gjermani 17 vjeç dhe ka shlyer dënimin dhe ka qenë një shtetas pa asnjë njollë në të gjithë jetën e tij…Çfarë janë këto SHPIFJEEEEE të shemtuara që pa u marrë as urdhërin e arrestit të dalin e të thonë u kapën autorët pa prova…Ky s’është ligj, unë kam besuar që ka por sot jam e hidhëruar të them që jooo, nuk ka, dhe tu vijë turp se po përdhosin emrin e dy familjeve të nderuara..Dhe media Jonë e dashur që bën sehir dhe s’pranon asnjë ta flasë këtë gjë publikisht…Nga çfarë kanë frikë, nga e verteta? Kush do ta lexojë, ju lutem ta shperndajnë që të kuptojnë çfarë policie kemi ne. Përpos dhunës verbale që kam pësuar unë dhe ajo fizike të burrit tim, lanë edhe femijën tim deri në orën 12 të natës duke kërkuar mamin 😢😢 TURPPPP DHE SHPIFJEE KËTU JETOJMË NE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dy të arrestuarit, sot kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Grid Lenon, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen e 15 tetorit, kur në rrugën “Mustafa Gjollesha” dy persona hynë pas biznesmenit Andon Dhima në hyrjen e pallatit dhe ky i fundit denoncoi se donin ta vrisnin. Ata pritet të dalin nesër para trupit gjykues, ku dhe do të njihen me masën e sigurisë.

Çfarë ndodhi më 15 tetor?

Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.al ka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?

(f.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment