LIVE UPDATES
Bota

Kush janë emrat që po përmenden si ministra të mundshëm të LDK-së?

7 Janar 2020, 20:37 Nga DOSJA
Kush janë emrat që po përmenden si ministra të mundshëm

KOSOVË-  Dakordimi i parë që nuk u solli pengesa për t’u marrë vesh Albin Kurtit e Isa Mustafës ishte për numrin e ministrive që do të ketë qeveria e përbërë nga këto dy parti, krejt kjo në rast se arrijnë që të pajtohen. Si kritikues të mëdhenj të qeverisë PAN, të dy këto subjekte sa ishin në rolin opozitar, ishin zotuar se do të zvogëlojnë numrin e dikastereve ministrore. Në parim, Kurti dhe Mustafa ishin marrë vesh që do t’i kishin 12 ministri. Derisa dy prej tyre ju shkojnë pakicave, ato që mbeteshin do të ndaheshin proporcionalisht në mes të dyjave. Problemi filloi kur në tavolinë të diskutimit dy liderët që po tentojnë të merren vesh për koalicion, filluan të ndajnë pazarin. Mustafa e komplikoi situatën kur e zgjodhi Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ishte premtim elektoral i LV-së. Megjithatë, zgjedhja vazhdoi deri kur dy të fundit ministri mbetën ajo e kthimit dhe e kulturës që iu shkuan komuniteteve. Në marrëveshjen e parë u morën vesh që LDK të merr fillimisht Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës që do të ketë të bashkëngjitura ambientin dhe planifikimin hapësinor.

LV ndërkaq zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, Financat, Zhvillimin Ekonomik ku përfshihen ajo e Tregtisë, Industrisë e Inovacionit dhe për punë, Ministrinë e Sportit dhe Shëndetësisë, dhe Ministrinë e Drejtësisë. Në parim, marrëveshja thoshte se LDK merr edhe kryeparlamentarin dhe zëvendëskryeministrin e parë, ndërkaq, zëvendëskryeministri i dytë i shkon LV-së. Partia e Kurtit me këtë marrëveshje merrte dy nënkryetarët e Kuvendit. Bisedimet shkuan vetëm duke u komplikuar pasi që në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, LV-ja propozoi në pozitën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcën, post ky që sipas marrëveshjes paraprake i takonte LDK-së. Madje, në këtë pozitë ishte raportuar se mund të emërohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e kësaj partie për kryeministre. Për këtë, disponim kishin shfaqur edhe në LV, madje vetë Konjufca në një paraqitje në Pressing në T7, kishte thënë se Osmani është e denjë për këtë post. Pa u marrë vesh me Mustafën, i pari i LV-së, Albin Kurti vendosi që ta bëjë dje edhe një hap tjetër, të ngjashëm me atë të 26 dhjetorit kur pa dijeninë e LDK-së nominoi për kryeparlamentar Konjufcën. Përmes një video mesazhi, Albin Kurti ka propozuar dje për pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë, Haki Abazin, ndërsa ka zbuluar edhe pesë emrat që ka zgjedhur për të udhëhequr postet ministrore.

Propozimet e Albin Kurtit për ministra

Rrjedhimisht, Kurti ka propozuar për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Pasi që bëri publik emrat që ka zgjedhur, Kurti ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i dërgojë pesë emrat që do të propozohen për ministra dhe emrin e zëvendëskryeministrit të parë. Ai e ka bërë të qartë se tashmë nuk negociohet me pozitën e kryeparlamentarit, teksa, ka shtuar se për presidentin me LDK-në mund të merren vesh më vonë. Mirëpo, LDK nuk është duke e parë kaq me pozitivitet koalicionin ashtu si në LV. Në fakt, partia e Isa Mustafës është duke vazhduar insistimin me kushtet e vjetra që i kishin vënë në tavolinë, duke kërkuar që kryeparlamentari të ju takojë atyre, e që të merren vesh edhe për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin.

Pavarësisht se për dallim nga Vetëvendosje në LDK nuk kanë folur për emra të përveçshëm që mund të emërohen në institucione, tashmë në publik po rrjedhin disa prej të përfolurve për të zënë pozita ministrore. Ndër ta është Anton Quni, deputeti i zgjedhur, e kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, që sipas informacioneve është propozim i mundshëm në pozitën e të parit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në një intervistë për Gazetën Express, pas zgjedhjeve, Quni nuk e ka mohuar se është diskutuar që të emërohet ministër. Madje, ai pati thënë se është i gatshëm që të punojë në fushën e sigurisë në rast se kështu vendoset në parti. “Me qenë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tim do të ishte për mua një përgjegjësisë e detyrë për të cilën do të punoja me nder për ta përmbushur, por, ende nuk ka emërimi apo caktime në asnjë pozitë, sepse fillimisht na duhej një marrëveshje mes LDK e VV e cila besoj se do të arrihet së shpejti”, kishte deklaruar Anton Quni.

Në anën tjetër, si ministër ka kohë që është duke u përfolur edhe këshilltari i Isa Mustafës, e avokati i njohur Besnik Berisha. Berisha sipas informacioneve është përfolur në LDK si Ministër i Punëve të Brendshme, dikastër për të cilin është bërë mjaft zhurmë gjatë negociatave. “Për avokati jam i gatshëm të flas me ty, ndërkaq për përfolje, po besoj që ne pajtohemi se nuk është e imja t’i komentoj”, kishte thënë Berisha i pyetur nga mediat, pa e mohuar informacionin në fjalë. Si rrallë herë, kësaj radhe në qeverisje, LDK nuk ka ministrinë që lidhen me ekonomi, fushë kjo nga e cila ka më së shumti ekspertë në parti. Mirëpo, merret vesh se propozimet për dikasteret tjera janë Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Zharku. Ky i fundit, në qeverinë e fundit kishte udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës. Dumoshi në anën tjetër po përflitet si propozim për Ministre të Arsimit. Përpos ndarjeve të ministrive, në LDK merret vesh se po bëhet zhurmë edhe për pozitën e zëvendëskryeministrit, post të cilin ishte përfolur Vjosa Osmani. Pretendime për të njëjtën pozitë raportohet se ka edhe Avdullah Hoti, që në zgjedhjet e kaluara kishte qenë kandidat për kryeministër. Nuk dihet se kur Mustafa do të prezantojë në opinion ndonjë emër të përzgjedhur për ministër, pasi që të njëjtën nuk po flasin për emra as kur pyeten për presidentin e ardhshëm që e kërkojnë si pjesë të pazarit.

(Marrë nga GazetaExpress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni emrat per ministra lëvizja vetëvendosje lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove emrat per ministra lëvizja vetëvendosje lidhja demokratike e kosoves qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën