Politike

Kush i ka bllokuar negociatat Shqipëri-Greqi për detin? Ministri i Jashtëm helen: Gjërat janë komplikuar, Meta nuk i jep autorizim qeverisë

Ai është pyetur se pse nuk kanë ecur bisedimet siç është bërë me Italinë dhe Egjiptin ku është firmosur një marrëveshje, por ka thënë se në Shqipëri ka keqkuptime të brendshme.
Featured image of article: Kush i ka bllokuar negociatat Shqipëri-Greqi për detin? Ministri i Jashtëm helen: Gjërat janë komplikuar, Meta nuk i jep autorizim qeverisë Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë

TIRANË- Shqipëria dhe Greqia kanë ngrirë negociatat për bisedimet mes tyre rreth Marrëveshjes së Detit. Ka më shumë se dy vite që palët nuk ulen në takime rreth kësaj çështje, ku problemi janë konfliktet e brendshme si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi.

Ministri i Jashtëm i Greqiës, Nikos Dendias, në një intervistë për televizionin “Skai” në Greqi ka folur rreth ngërçit për bisedimet dhe shprehet se problem është konflikti i brendshëm në Shqipëri. Ai është pyetur se pse nuk kanë ecur bisedimet siç është bërë me Italinë dhe Egjiptin ku është firmosur një marrëveshje, por ka thënë se në Shqipëri ka keqkuptime të brendshme.

Tani që kemi mbyllur marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, mos ndoshta është radha e Shqipërisë, në mënyrë që të mbyllim këto marrëveshje?”, ka qenë kjo pyetja e gazetarit për ministrin e Jashtëm të Greqisë.

Nikos Dendias është përgjigjur:  Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është një nga problemet që kemi. Sigurisht që ka edhe çështje të tjera: ajo për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që do të zgjidhet me ecurinë e negociatave të Shqipërisë, sepse kjo është pjesë e “aquis”. Këtë nuk po e themi si Greqi. Po e themi si një vend evropian, dhe kjo është një këshillë për të gjitha vendet që nisin këtë udhëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Evropian. Çështja e të drejtave të njeriut është një çështje sovraniteti dhe në këtë sens, Shqipëria duhet ta shohë minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit, një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pas kësaj deklarate nga ministri i Jashtëm, ende nuk ka një reagim nga Presidenca shqiptare, por dhe nga Ministria e Jashtme për të sqaruar publikun se pse ka ngecur marrëveshja e detit me Greqinë dhe kush nga palët është fajtore. Ndërkohë pak ditë më parë Këshilli i Ambasadorëve, lëshoi një mesazh dhe kërkoi që të bëhej kujdes dhe të kishte transparencë në bisedime.

Por ajo që dihet është se negociatat kanë rreth dy vite që nuk po zhvillohet, problemet nisën që nga përplasja qeveri-presidencë, ku ky i fundit nuk jep autorizim për të vijuar bisedimet. Të fundit që janë ulur në takim kanë qenë ish-ministrat, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Ky i fundit pak ditë më parë në një analizë shkruante se Greqia tashmë është në situatë jo të favorshme me Shqipërinë, nisur nga marrëveshja e firmosur me Egjiptin për të njëjtën çështje.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment