Bota

Pse i ofroi Rusia ndihma Italisë? ‘La Stampa’: Inteligjencë dhe propagandë, kush i hap varrin tjetrit, bie vetë brenda

“Paketa e ndihmës ishte jashtëzakonisht e pazakontë dhe përbëhej nga 15 aeroplanë të mëdhenjë ushtarak me 122 oficerë nga një njësi sekrete ushtarake."- shkruajtën  gazetarët italianë në artikull.
Featured image of article: Pse i ofroi Rusia ndihma Italisë? ‘La Stampa’: Inteligjencë dhe propagandë, kush i hap varrin tjetrit, bie vetë brenda Ushtria ruse ne ndihme te Italisë

ITALI– Me përhapjen e koronavirusit në mbarë territorin italian, qeveritë e disa vendeve europiane por jo vetëm, për fshirë edhe Kinën ndihmuan Italinë në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Por ndihma që qeveria ruse i ofroi Italisë për luftën kundër COVID-19 ditët e fundit ka ngjallur një debat mes dy shteteve. Konkretisht është parë një përplasje mes Rusisë dhe gazetës italiane, La Stampa.

Tre ditë më parë, më 2 prill Gjeneral Major Igor Konashenkov, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë kritikoi gazetën La Stampa. Pasi Konashenkov ka reguar në përgjigje të një artikulli të shkruar nga Jacopo Iacoboni që është publikuar më 24 mars.

Ndërkohë gazetari italian Lacoboni, ka raportuar se 80% e ndihmave që Ministria e Mbrojtjes në Rusi i kishte dërguar Italisë në luftën kundër COVID-19 ishte “e padobishme”.

Nga ana tjetër gazetari italian me ndihmën e Natalia Antelavan, drejtuese e sajtit investigativ Coda Story botuan  një artikull më 2 prill, ku shkruhej se ndihma e Rusisë ishte një operacion inteligjence dhe propagandë. Ndër të tjera në artikull thuhej se Rusia dërgoi mbështetjen e saj për Italinë në fund të marsit pas diskutimeve mes Presidentit Rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit Italian Giuseppe Conte.

Paketa e ndihmës ishte jashtëzakonisht e pazakontë dhe përbëhej nga 15 aeroplanë të mëdhenjë ushtarak me 122 oficerë nga një njësi sekrete ushtarake.”- shkruajtën  gazetarët italianë në artikull.

Kamionet ushtarak rus ne ndihme te Italise

Ndërkohë  Coda Story, vijoi edhe më tej duke deklaruar se ndihma e Rusisë ishte vërtetë “Kali i Trojës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hamish de Bretton-Gordon, një ish-komandant i forcave NBC të Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) do të siguronte  informacione mbi ushtrinë italiane dhe do të krijonte më shumë terren atje.

Sigurisht që artikulli i gazetarëve italianë nuk ju ka pëlqyer aspak rusve, të cilët menjëherë kanë reaguar përmes një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili tha edhe një shprehje  të vjetër: Kush i hap varrin tjetrit, bie vetë brenda.

“Ne i kemi kushtuar vëmendje përpjekjeve të vazhdueshme që për dy javë gazeta La Stampa po vë në terren për të diskredituar misionin e rusëve që janë mobilizuar për të ndihmuar italianët në vështirësi. Shumica e mjekëve dhe epidemiologëve rusë janë përcaktuar nga gazeta si ekspertë të luftës biologjike.”– ka thënë Gjeneral Konashenkov.

Megjithatë zyrtari rus ka deklaruar se pavarësisht spekulimeve të gazetës “LA Stampa” rusët kishin qëllim të ndihmonin Italinë për sitauatën e vështirë të koronavirusit.

“Sidoqoftë, në sfondin e spekulimeve të tilla, përkundër dyshimeve të bujshme të La Stampa, në vend që të zhvillonin një luftë biologjike, epidemiologët arritën në Itali për të luftuar koronavirusin së bashku me kolegët e tyre italianë po zhdukin Covid-19 në 65 shtëpi të pjesës tjetër të Bergamos.”- është shprehur Gjeneral Major Igor Konashenkov.

Burimi: LaStampa  

A.C/Dosja.al 

Shto Koment