Editorial

Kush i fitoi zgjedhjet?

15% më shumë kohë televizive për qeverinë, thotë raporti i vëshguesve ndërkombëtar gjatë fushatës. Po para fushates? Open, ku regjinë e bën Taulanti duke e detyruar gazetarin Andi Bushatin ndoshta i vetmi i pavarur, ta braktisë. Opinion, që i bën reklamë K/ministrit duke anashkalur skandale si ai i të dhënave personale, e shumë të tjerë. Zgjedhjet i fitoi Policia e Shtetit që nuk luftoi bandat në tetë vite, duke i lënë dorë të lirë banditëve të ndikonin procesin zgjedhor.
Featured image of article: Kush i fitoi zgjedhjet?

Zgjedhjet i fitoi regjimi kleoptokratiko-mediatik. Zgjedhjet i fitoi Toma i Doshëve i shpallur “non grata” në Amerikë e Australi për korrupsion dhe trafik droge, që pa bërë asnjë ditë fushatë, gdhihet me tre mandate. Zgjedhjet i fitoi Klement Xhaferri, që me paratë e trafikut blen zgjedhjet dhe pasi përplaset me armë më “policinë” e demokratëve, ikën në drejtim të paditur në sy të dy nëndrejtorëve të Policisë së Shtetit. Zgjedhjet i fituan oligarkët e PPP-ve pa garë. Oligarkët e mediave Tv Klan, Top-channel, Vizion Plus & Co që u vunë në dispozicion të pushtetit deri në neveri.

15% më shumë kohë televizive për qeverinë, thotë raporti i vëshguesve ndërkombëtar gjatë fushatës. Po para fushates? Open, ku regjinë e bën Taulanti duke e detyruar gazetarin Andi Bushatin ndoshta i vetmi i pavarur, ta braktisë. Opinion, që i bën reklamë K/ministrit duke anashkalur skandale si ai i të dhënave personale, e shumë të tjerë. Zgjedhjet i fitoi Policia e Shtetit që nuk luftoi bandat në tetë vite, duke i lënë dorë të lirë banditëve të ndikonin procesin zgjedhor. Kryepolici Veliu, që gënjen dhe manipulon opinionin publik siç bëri në krimin zgjedhor në Elbasan. Prokuroria, që si rrufe arreston me urdhër qeverie kontrollorët e Rinasit, por që mbyll sytë para krimeve zgjedhore. SPAK-u, që mbyll sytë para megaskandalit të vjedhjes së të dhënave personale duke intimiduar gazetaret. Zgjedhjet i fituan patronazhistët me në krye kryepatronazhistin Rama, vëzhgojnë jetën personale të gjithsecilit, duke krijuar policinë sekrete paralele. Klima revolucionare e armiqësore me të cilën Rama intimidon opozitën, gazetarët dhe intelektualët e lirë. Zgjedhjet i fitoi Ambasadorja Guvernatore Kim, që bën avokaten e qeverisë për çdo skandal, siç ishte ai i të dhënave personale. Madje edhe për marrëveshjen e 5 qershorit që vet e inicoi, e braktisi opozitën kur Rama e hodhi marrëveshjen në kosh.

Zgjedhjet i humbi:

Lulzim Basha për braktisjen e parlamentit dhe zgjedhjeve lokale. Për dështimin e rrugës radikale duke pranuar të futet në zgjedhje, pa asnjë garanci. Për mos garantimin e votës, që u deformua në sy të komisionerëve edhe gjatë numërimit. Për mos hapje sa duhet të partisë duke ruajtur gardën e vjetër. Sali Berisha, që edhe pse ka dhënë dorëheqjen, vazhdon ta drejtojë PD-në me protagonizmin e vet. Lideri historik Berisha, megjithë meritat e padiskutueshme, duhet të bëjë mënjanë për ti lënë vendin të rinjve.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A mund ti fitoj opozita zdhjedhjet?

Pa ndryshuar rregullat për një  garë të barabartë, fitorja do të ishte utopi. Pse? Sepse ndarja administrative e territorit është bërë sipas votave që PS merr. Kodi zjedhor i ndryshuar me votat e klounëve të opozitës që në këto zgjedhje morrën një grusht vota, e ndalon opozitën të bëjë koalicione parazgjedhore. Opozita duhet të reflektojë duke bërë një analizë të thellë të humbjes. Lideri Basha duhet të dorëhiqet edhe pse zgjedhjet u vodhën. Opozita ka nevojë jetike për një líder të fortë, të pakonsumuar në pushtet. Opozita duhet të evidentojë të gjitha manipulimet dhe grabitjet e votave dhe të ketë një marrëdhënie të kondicionuar me parlamentin, vetëm në funksion të ligjit zgjedhor ku lejohen koalicionet dhe listat 100% të hapura. Do të ishte në të mirën e demokracisë që këto zgjedhje të shpalleshin të pavlefshme dhe të mos njiheshin nga opozita.

p.s 7×7=42 sipas Lulit

      7 x non grata x Y = 3 mandate sipas Tomës

Shto Koment