Showbiz

Kush guxon ta hajë zemrën tënde? Flori Mumajesi flet si kurrë më parë: Për të pasur një kujtim ne…

VIDEO
Për herë të parë merr pjesë në “Kënga Magjike 2015” dhe rikthehet në 2018 me këngën “Nuk të dua dot më pak”.
Featured image of article: Kush guxon ta hajë zemrën tënde? Flori Mumajesi flet si kurrë më parë: Për të pasur një kujtim ne… Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi

Të fundit në garë që mbyllin fazën e parë të konkurimit në “Këng Magjike 2021” janë Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi me këngën “E para”. Klajdi Haruni e ka nisur karrierën në “Top Fest 8” me këngën “Të gjithë sot po duan”. Këngët hit të tij “Lutem unë sot” dhe “Mbase” janë bashkëpunime me Flori Mumajesin. Bashkëpunimi i tij në këngën “Skifterja e zemrës” ka arritur mbi 70 milionë klikime në YouTube.

Për herë të parë merr pjesë në “Kënga Magjike 2015” dhe rikthehet në 2018 me këngën “Nuk të dua dot më pak”.

Flori Mumajesi, këngëtar, kompozitor, arranzhues, tekstshkrues dhe producent.

Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në “Balkan Music Awards”, është shpallur personazh i vitit 2018. Në festivalin “Kënga Magjike 2018” fiton çmimin e madh me këngën “Plas” dhe aktualisht është kompozitor i këngës fituese ende në fuqi.

PJESË NGA BISEDA:

Ardit Gjebrea: Më në fund në një duet bashkë në “Kënga Magjike”, si ju erdhi frymëzimi për këtë këngë?

Klajdi Haruni: Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…

Ardit Gjebrea: Po kush guxon ta hajë zemrën tënde?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flori Mumajesi: Kjo është arsyeja që kemi marrë pjesë, është një gjë shumë personale e Klajdit, e imja, e jona e përbashkët. Është edhe një mesazh që mund ta përçojnë artistët në këto kohë të vështira. Për të pasur një kujtim ne të dy bashkë, për t’i thënë njerëzve motivohuni dhe mos u dorëzoni.

Fansat e festivalit “Kënga Magjike” kanë dy pyetje për Florin dhe Klajdin.

Pyetja për Flori Mumajesin: Kënga Magjike është një proces që zgjat tre muaj, kush është faza më e bukur për ty?

“Gjithë procesi, unë “Kënga Magjike” e ndiej si copë të mishit, është festival ku kam 20 vite që kam marrë pjesë edhe si krijues edhe si këngëtar. Është pjesë e historisë, muzikës që kam krijuar, kam bërë, është një nga ato pak skena që mua më japin emocion, më rreh zemra fort. Është shumë e lidhur me mua, nuk ka lidhje as me 3 muaj, as me 3 ditë, as me 3 vite, është diku tek 20 e ca vite. Emocion, dashuri,” është përgjigjur Flori Mumajesi.

Ardit Gjebrea: Mërzitesh ndonjëherë Klajdi Haruni?

Klajdi Haruni: Mërzitem, por mundohem që t’i kaloj me pozitivitet.

Pyetja e publikut për Klajdi Harunin: E para për ty është muzika, familja, dashuria apo puna?

Klajdi Haruni: Pyetje shumë e vështirë. Unë nuk mundem ti ndaj familja është shumë e rëndësishme, por edhe muzika. Dashuria ka pjesë për të gjithë.

Marrë nga tvklan.al

Shto Koment