Diaspora

Kush është shqiptari që vdiq në SHBA nga COVID-19 (EMRI)

Në Amerikë para dy ditësh, më 7 prill humbi jetën nga koronavirusi 86-vjeçari shqiptar nga Sinica e Devollit, i cili kishte qëndruar në spital prej 12 ditësh por fatkeqësisht nuk ja doli në betejën e Covid-19.
Featured image of article: Kush është shqiptari që vdiq në SHBA nga COVID-19 (EMRI) Jani Depo

SHBA– Në SHBA kanë humbur jetën me mijëra viktima  si shkak i koronavirusit, por së fundmi mes tyre është edhe një shqiptar.

Mësohet se shtetasi shqiptar që ka humbur betejën me virusin është 86-vjeçari Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit. Depo prej gati 20 vitesh jetonte në Çikago, me familjen e tij.

Shumë familjarë e miq të tij e kanë ngushëlluar përmes mesazheve në rrjetet sociale për këtë humbje të familjes  Depo.

Është mësuar se 86-vjeçari prej 12 ditësh ishte shtruar në spital, ndërsa nuk mund të fitonte betejën kundër COVID, ku fatkeqsisht humbi jetën më7 prill.

Lajmin e hidhur e kanë ndare në rrjetet sociale edhe femijët e tij me nje mesazh ku tregojnë për kohën e gjatë që ai kaloi në spital e nuk mundi të shërohej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesazhi i femijëve

Me hidherim te thelle u njoftojme se me 6 Prill, 2020 me 9:15 pm, u nda nga jeta ne moshen 86 vjecare njeriu yne i shtrenjte, babai i perkushtuar, bashkeshorti i denje, gjyshi i dashur, vellai i kudo gjendur, mesuesi i palodhur, miku i urte, dhe shoku i mire JANI DEPO. Lindi me 4 Janar 1934 ne Sinice, Korce. Tere jeten punoi mesues ne vendlindjen e tij. I shtruar ne spital prej 12 ditesh, megjithe perpjekjet e vazhdueshme te mjekeve, nuk mundi te mbijetoje komplikacioneve te virusit te padukshem. Prehu ne paqe babai im i shternjte! Do te mbetesh gjithnje shembull i perkryer dhe i paharruar per ne vajzat e tua te, mbesat, nipat, vellain, dhe motrat, te afermit e shoket.
Do te kujtojme cdo dite per jeten plot drite qe na dhe.
Jemi krenare per Ty babai yne i dashur per dedikimin tend ndaj familjes. Nje bashkeshort model, prind shembullor dhe mesues i devotshem per ne nxenesit e tu. Asnjehere nuk mendove per veten tende, gjithnje per te tjeret edhe ne momentet e fundit. Do te na mungosh shume, por ne femijet e tu, do ta mbajme me nder emrin tend, do te percjellim te femijet tane kulturen e larte, qytetarine dhe vlerat patriotike me te cilat na rrite dhe na edukove si prind dhe si mesuesi yne. Kjo eshte vetem ndarja fizike qe te gjithe do ta kemi, por ne do te jemi bashke gjithnje, ne kete jete dhe ne ate te perjetesise. Na dhemb ky largimi yt kaq i papritur dhe i dhunshem nga armiku vdekjeprures. Ishe dhe do jesh simboli I paqes dhe miresise per ne. U prefsh ne paqe babai yne i shternjte dhe i perjetshem do te jete kujtimi tend. Miq te dashur, Ju falenderojme dhe u jemi mirenjohes per gjithcka keni bere per ne keto dite plot stress dhe dhimbje. Na keni dhene force dhe mbeshtetje me interesimin tuaj te perditshem, me perkujdesjen dhe respektin e madh qe na keni ofruar. U jemi mirenjohes per jete. Ne kete kohe te veshtire, shqetesimi yne i madh jeni ju miqte tane te shtrenjte. Deshirojme qe te gjithe te jeni mire, te ruheni dhe beni shume kujdes per te mos u infektuar nga ky virus i mallkuar. Te mos lejojme ne asnje forme e menyre qe virusi te perhapet ne familje tona dhe shoqeri. Beni shume kujdes!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i viktimave dhe të infektuarëve po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa New Yorku është ndër vendet më të goditura nga pandemia.

A.C/Dosja.al

Shto Koment