Rajoni

Kush është njësia sekrete ruse që do të destabilizojë Europën, ja dy pikat e saj të dobëta

Njësia 29155 ishte pas përpjekjes për grushtin e shteti në Malin e Zi; pas përpjekjes për të shkaktuar një krizë politike në Moldavi; pas vrasjes për të vrarë një kontrabandist armësh në Bullgari dhe pas helmimit të ish-agjentit rus në Britani.
Featured image of article: Kush është njësia sekrete ruse që do të destabilizojë Europën, ja dy pikat e saj të dobëta Major Gjeneralin Andrei V. Averianov dhe Anatoli V. Çepiga

SHBA– Zyrtarët e sigurimit perëndimorë thonë se kanë zbuluar ekzistencën e një njësie elitare të inteligjencës ushtarake ruse të dedikuar për destabilizimin e Evropës.

Sipas New York Times, njësia 29155 ishte pas përpjekjes për grushtin e shteti në Malin e Zi; pas përpjekjes për të shkaktuar një krizë politike në Moldavi; pas vrasjes për të vrarë një kontrabandist armësh në Bullgari dhe pas helmimit të ish-agjentit rus në Britani.

Zyrtarët thonë se njësia sekrete, pjesë e agjencisë së inteligjencës ushtarake GFRU të Rusisë, funksionon të paktën prej një dekade. Por agjensitë evropiane të sigurisë e kanë kuptuar vetëm kohët e fundit se incidentet ishin operacione të lidhura bashkë.

“Kjo është një njësi e GFRU që ka qenë aktive ndër vite në të gjithë Evropën,” i thotë Times një zyrtar evropian i sigurisë, ” rusët janë ndjerë të lirë të shkojnë përpara dhe të kryejnë këtë veprimtari ekstreme malinje në vendet miqësore. Kjo ishte një shok”.

“Unë mendoj se ne kishim harruar se si organikisht të pamëshirshëm mund të ishin Rusët,” – tha Peter Zëack, një ish agjent i shërbimit sekret, tashmë në pension.

Por zyrtarët kanë zbuluar edhe dy gjëra për Njësinë 29155: Duket se kanë një buxhet relativisht të ulët, dhe shumica e misioneve të tyre – kanë qenë dështime.

Shto Koment