
Sa shpejt ndryshojnë gjërat! Në merkaton e verës, Paulo Dybala ishte krejt pranë largimit nga Juventusi. Për të kishte interes sidomos Manchester United, por në fund trajneri Sarri vendosi pro argjentinasit.
“Jam i lumtur te Juventusi. Po e shijoj këtë periudhë. Ardhja e Sarrit më ndihmoi. Fakti që ai vendosi të mos më largonte më dha forcë. E dija se ai mund të më mësonte dhe të merrte më të mirën nga unë”, ka deklaruar Dybala në një intervistë.
I pyetur se kë do të zgjidhte si më të mirin, bashkëpatriotin e tij Leo Messi apo shokun e tij të skuadrës te Juventusi, Cristiano Ronaldo, Dybala ka dhënë një përgjigje diplomatike. “Jam lojtari i vetëm, që luaj me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut, jo punën që ata bëjnë për të arritur aty ku janë. Nuk dua të përgjigjem se cili është më i mirë”.
M.P. / Dosja.al