Showbiz

Kush është mashkulli që po e shoqëron Norën me pushime në Turqi?(Foto)

Pas ndarjes nga Roberti duket se Nora po shijon në maksimum puhshimet në Turqi me një tjetër mashkull.
Featured image of article: Kush është mashkulli që po e shoqëron Norën me pushime në Turqi?(Foto) Nora Istrefi dhe Robert Berisha

TURQI- Këngëtarja Nora Istrefi dhe ish-partneri i saj në të njëjtin profesion Robert Berisha, i dhanë fund lidhjes së tyre një javë më parë, ku lajmin e bëri me dije vetë Roberti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Por Nora ka zgjedhur që t’iu qëndrojë larg kometeve dhe thashethemeve që po bëhen në Prishtinë dhe Tiranë për ndarjen e tyre.

Ajo ka treguar që nuk ndihet aspak e mërzitur, por përkundrazi nga postimet që ka bërë në rrjetet sociale duket mëse e qetë dhe e relaksuar nga pushimet e saj në Turqi.

Postimi i Norës në Instastory

Ndërkohë mes shumë postimesh në Instastory, është vënë re edhe një mashkull, fytyra e të cilit nuk shikohet pasi ai shfaqet gati duke u hedhur në det.

Nuk dihet nëse ky person ka lidhje me Norën, apo është thjeshtë një pushues në vendin turistik, prandaj gjithçka mbetet për t’u parë sesa e vërtetë është.

A.C/Dosja.al

Shto Koment