Aktualitet

Kush është Lefter Zhidru? I moshuari NGA SARANDA që plagosi dy persona në Elbasan, historia e dashurisë që nisi konfliktin, martuar 3 herë…

PROFIL
71-vjeçari me origjinë nga Xarra e Sarandës jeton në zonën ‘Kthesa e Sarës’ në Elbasan. Prej 5 vitesh ai kishte migruar nga Saranda në Elbasan dhe në lagjen e tij njihet si tip problematik.
Featured image of article: Kush është Lefter Zhidru? I moshuari NGA SARANDA që plagosi dy persona në Elbasan, historia e dashurisë që nisi konfliktin, martuar 3 herë… Lefter Zhidru

ELBASAN– Konfilikti me ish-gruan dhe vajzën 14-vjeçare bëri që Lefter Zhidru, 71 vjeçari banues në Elbasan të dilte në rrugë dhetë qëllonte me armë në drejtim të paditur.

Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat RENEA, FSHN-së, të cilat u munduan që të binin në negociata me të moshuarin që të dorëzohej mirëpo ky ishte një mission i pamundur. Zhidru qëlloi në drejtim të katër efektivëve të forcave RENEA mirëpo fatkeqësisht plumbat kapën dy kalimtarë të rastësishëm.

Pritet nga minuti në minut ndërhyrja me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari. Në Elbasan konfirmohet prezenca e çdo agjensie përkatëse qoftë e për ndërhyrjet, dialogun, anti-eksplozivin etj. Në operacion të angazhuar persona me pozita të larta në policinë e shtetit.

Mirëpo kush është Lefter Zhidru?

71-vjeçari me origjinë nga Xarra e Sarandës jeton në zonën ‘Kthesa e Sarës’ në Elbasan. Prej 5 vitesh ai kishte migruar nga Saranda në Elbasan dhe në lagjen e tij njihet si tip problematik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhidru ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe një vajzë 14-vjeçare, mirëpo jetonin në të njëjtën banesë. 47-vjeçarja e kishte denoncuar mbi 5 herë për dhunë, raporton gazetari Aldo Kozarja, por në momentin që oficerët i kërkonin që të firmoste kallëzimin kundër bashkëshortit, Floresha Zhidru e tërhiqte, ndërsa nuk kishte urdhër mbrojtje.

Kjo është gruaja e tij e tretë, ndërsa me martesat e mëparshme ka dy fëmijë. Një djalë i jeton i vetëm ndërsa djali tjetër jeton në Norvegji.

Zhidru mësohet se ka qenë ish-polic, ky mund të jetë edhe një shpjegim përse rezistoi kaq gjatë ndaj rrethimit.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment