Showbiz

‘Kam emocion të paparë… më raftë pika!’/ Ndodh për herë të parë! Arjan Çani fton vajzën në emision, Joana e vogël prezantohet si aktore

Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.
Featured image of article: ‘Kam emocion të paparë… më raftë pika!’/ Ndodh për herë të parë! Arjan Çani fton vajzën në emision, Joana e vogël prezantohet si aktore Joana Çani, vazja e Arian Çanit

TIRANË– Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani. Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina. 

Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket?  Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Joana Çani: Familje…

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.

(Marrë nga TV Klan.al)

Shto Koment