AktualitetFactcheck

Kush është Ilir Selmani, ‘hallka’ e këputur e zinxhirit të klanit Duka…jeta e luksit në Palma de Mallorca (FOTO)

  • DOSJA-MALKO/ Vrasja që trazoi ujërat e MAFIAS
  • Boksieri ‘poet’ i apasionuar pas udhëtimeve, makinave dhe selfieve
  • Banda e Romëve/ Roli i Ilir Selmanit në vrasjen e Santiago Malkos
  • Dosja.al ka vëzhguar të gjithë aktivitetin e Ilir Selmanit në rrjetet sociale. I riu, i vetmi i grupit që ka patur një shfaqje të rregulltë në rrjet. Në një postim, Selmani për një kallashnikov, shkruan se njerëzit kanë nevojë edhe për të.
    Featured image of article: Kush është Ilir Selmani, ‘hallka’ e këputur e zinxhirit të klanit Duka…jeta e luksit në Palma de Mallorca (FOTO) Ilir Selmani, Leonard Duka dhe Santiago Malko

    TIRANË- I shpallur në kërkim nga Policia si një nga anëtarët e skuadrës që akuzohet se ka kryer ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është kujdesur që asnjë nga lidhjet e tij me klanin “Duka”, të jetë publike. Kështu rezulton në profilet që Selmani, i njohur edhe me nofkën “Boksieri”, ka ekspozuar në rrjetet sociale. Dosja.al ka gjetur dhe ka vëzhguar të gjithë veprimtarinë që anëtari i klanit ka patur që prej anëtarësimit në rrjetet sociale.

    Lidhja e Ilir Selmanit me armët

    Selmani ka ‘zhdukur’ çdo postim që mund të lidhë atë me klanin,  Një postim i Selmanit më 21 janar 2017, shfaq një komunikim të tijin me miqtë e tij shihet një armë.

    Një kallashnikov është fotoja që Selmani ka zgjedhur të ndajë me miqtë e tij, përfshirë këtu edhe një thënie që mban autorësinë e tij.

    “Të duan? Kur kanë nevojë. Por jo të duan në të vërtetë. Por kur kanë nevojë. Ilir Selmani”.-shkruan ‘Boksieri’.

    Postimi i Ilir Selmanit

    Dhe këtu vjen komenti një prej miqve të tij, i cili nën emrin “Nardi Jeton” shkruan: Jo, unë e kam dash (referuar kallashnikovit), dhe do e dua gjithmonë duhet me këto njerëz biles duhet shumë se gjithë këto vite na kanë rëndu shumë.

    Boksieri poet i apasionuar pas udhëtimeve, makinave të shtrenjta dhe selfie-ve

    Ilir Selmani, përveç pasionit të tij për boksin dhe poezitë, të cilat i ka shpërndarë në rrjetet sociale, ka edhe të tjera pasione. Boksieri, siç njihet nga grupi, shihet në udhëtime jashtë vendit, ku i fundit ka qenë në Palma de Mallorca, në restorantin “La Mafia se sienta a la mesa”, (Mafia ulet në tryezë)

    Restoranti në Palma de Mallorca

    Pjatat me prodhime deti, vera e shtrenjtë, gjerdanët e floririt, orat e shtrenjta, mbizotërojnë në jetën e Selmanit.

    Ajo që është interesante është kjo makinë tip Toyota, e me të cilën ‘Boksieri’ ka pozuar. Makina është me targa ruse, ndërkohë që në një tjetër foto, ai shfaqet duke drejtuar një Lamborghini. S’mungojnë selfie-t, veshjet Philiph Plein, atletet Adidas dhe tatuazhet.

    Banda e Romëve/ Roli i Ilir Selmanit në vrasjen e Santiago Malkos

    Ilir Selmani rezulton se është prej disa vitesh pjesë e klanit ‘Duka’ që njihet ndryshe edhe si banda e romëve. Në organizimin e vrasjes së Santiago Malkos, Selmani, sipas të dhënave të dosjes hetimore, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka. Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Malkon. Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Ndërkohë që në disa pamje të dala së fundmi në media, Ilir Selmani shfaqet teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko. Selmani mbledh bishtat duke i hedhur në një kazan mbeturinash për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme dhe të identifikonte grupin.

    Ilir Selmani teksa mbledh bishtat e cigareve

    Ilir Selmani, hallka e “këputur” e zinxhirit që lidh klanin Duka

    Selmani, mund të quhet hallka e këputur e zinxhirit të klanit Duka. Është i vetmi që ka një profil aktiv në rrjetet sociale, ku ka reklamuar gjithë aktivitetin e tij ndër vite. Që nga armët, tek pijet e shtrenjta, dhe makinat e luksit, Selmani i ka të gjitha publike.

    Vrasja e Santiago Malkos

    Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

    Santiago Malko

    Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. 8 personat emrat e të cilëve janë: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Personi i 9-të i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment