Aktualitet

Kush është i rrezikshmi Talo Çela që ka ngritur “në këmbë” Policinë, njeriu më i kërkuar i momentit dyshohet se fshihet në Peqin

Talo Çela dyshohet se fshihet në qytetin e Peqinit. Që prej mbrëmjes së djeshme Policia ka nisur një aksion në këtë qytet për kapjen e tij. Dyshohet se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Featured image of article: Kush është i rrezikshmi Talo Çela që ka ngritur “në këmbë” Policinë, njeriu më i kërkuar i momentit dyshohet se fshihet në Peqin Talo Çela

PEQIN- Forcat RENEA që prej mbrëmjes së djeshme kanë rrethuar qytetin e Peqinit, pasi dyshohet se aty fshihet i shumëkërkuari Talo Çela. Deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e tij. Mësohet se operacioni është përqendruar në lagjen “Teqe”, ku dyshohet se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë.

Kush është Talo Çela? 

Çela është një person me precedent penal. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës doli në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.  Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Sakaq, ai njijhet edhe si miku i Emiljano Ramazanit, i cili u vra pak javë më parë në Elbasan. Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment