Aktualitet

Kush është Frenkli Prengaj që i shkoi Borchardt-it poshtë shtëpisë, fotot me Kryemadhin

  • FOTOT/ Kush është Ana, LRI-stja që i vajti tek dera e shtëpisë Borchard-it, takimet me Metën dhe surprizat për Kryemadhin
  • Zbardhet dëshmia e aktivistes së LSI-së: Mbishkrimi për Borchardt nuk është bërë nga unë
  • Prenga është aktivist i LSI-së. Në rrjetet e tij sociale nuk mungojnë edhe fotot me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. 
    Featured image of article: Kush është Frenkli Prengaj që i shkoi Borchardt-it poshtë shtëpisë, fotot me Kryemadhin Në krahë të majtë Frenkli Prengaj

    Tiranë- Një tjetër pjesëtar i grupit të të rinjve që bojatisën murin e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt është Frenkli Prenga.

    Prenga është aktivist i LSI-së. Në rrjetet e tij sociale nuk mungojnë edhe fotot me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

    Theksojmë se ai ka qenë edhe pjesë e protestës së studentëve, ku nuk kanë munguar edhe fjalimet e tij publike.

    Pas shoqërimit në polici të Ana Azizajt, ai është shprehur se është në anën e vajzës. Ai thekson në reagimin e tij se “nëse doni të na arrestoni pse themi lirshëm mendimin tonë, bëjeni!”

    Foto të Frenkli Prengajt

    Reagimi:

    Isha me Anën, do te jem me Anën. Nëse doni të na arrestoni pse mendojmë ndryshe, bëjeni!
    Nëse doni të na arrestoni pse mendojmë se ndërkombëtarët nuk janë zota, bëjeni!
    Nëse doni të na arrestoni pse themi lirshëm mendimin tonë, bëjeni! 
    Por nëse doni të na arrestoni se mendoni që kemi frikë, ju lutem mos e bëni!
    Jo se jemi “trima” , por se jemi në anë të Anës

    J.V/Dosja.al

     

     

    Shto Koment