Aktualitet

Kush është Ferdinando Muolo, anëtari i Camorras që terrorizoi Napolin e gjeti strehim në Durrës, si e theu ‘Omerta-n’ i penduari

  • Pjesë e Camorra-s/ Biznesmenit italian në Durrës i sekuestrohen 750 mijë euro
  • 55-vjeçari italian, plot 17  vite më parë porositi vrasjen e kolegut të tij, Salvatore Ridosso, "Pisciello", e cila ndodhi më 16 maj 2002, për një biznes që shkoi keq.
    Featured image of article: Kush është Ferdinando Muolo, anëtari i Camorras që terrorizoi Napolin e gjeti strehim në Durrës, si e theu ‘Omerta-n’ i penduari Foto ilustruese

    ITALI– Ditën e sotme në Durrës, italianit Ferdinando Muolo i janë sekuestruar 750 mijë euro pasuri, e cila dyshohet se ishte vënën si pasojë e veprimtarisë kriminale. Në Shqipëri, hetimi për 55-vjeçarin kishte nisur prej 8 muajsh për t’u finalizuar ditën e sotme.

    Po kush është Ferdinado Muolo, pjesëtari i Camorras, që kishte ngritur bisnes dentar në qytetin bregdetar të Durrësit?

    55-vjeçari italian, plot 17  vite më parë porositi vrasjen e kolegut të tij, Salvatore Ridosso, “Pisciello”, e cila ndodhi më 16 maj 2002, për një biznes që shkoi keq. Më pas vrasja çoi në hakmarrjen e familjes Ridosso, të cilët paguan 100 mijë euro për vrasjen e Luigi Muolo, vëllait të Ferdinandit.

    Tanimë lufta nuk bëhej më për biznese dentare por për disa tavolina fitimprurëse pokeri dhe për një kompani që merrej me materiale mjekësore. Kaq duhej për të nisur një luftë me klaneve në Napolin e atyre viteve, duke nxitur me urgjencë hetimet e Antimafias. Çelësi i vetëm i prokurorëve ishte një i penduar i Camorras, i cili pasi theu kodin e “Omerta-s” duke shkatërruar klanet që terrorizonin qytetin.

    Ferdinando Muolo u dënua me 12 vjet dhe 6 muaj pasi përfitoi ulje të dënimit me disa vite nga Apeli dhe Kasacioni.

    Pas lirimit nga burgu, italiani 56 vjeçar kishte zgjedhur Durrësin si vendqëndrimi, ku kishte rinisur biznesin kësaj here larg bandave.

    Sipas Top Channel, Ferdinando Muolo ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin prej vitit 2012. Ai ka regjistruar një shoqëri, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50% të aksioneve në pronësi të tij.

     Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon Ferdinando Muolo. Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30% të kuotave.

    Muolos i janë sekuestruar 5 apartamente banimi, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment